• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI DHE FOTO/ Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të një shqiptari
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI DHE FOTO/ Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të një shqiptari

3 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mos ekstradojë Ilirian Zeqajn, një 52-vjeçar i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri rreth 30 vite më parë, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Zeqaj, i cili ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar nën një identitet të rremë që nga viti 1999, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e dy burrave në fund të viteve 1990, akuza që ai i mohon.

Në vendimin e dhënë të mërkurën, Lord Justice Popplewell dhe Mr Justice Saini urdhëruan lirimin e Zeqajt, duke vlerësuar se ai do të përballej me një gjyq të padrejtë në Shqipëri. Ata theksuan se vendimi për rigjykimin e çështjes ishte marrë nga një trup gjyqtarësh që më vonë u shkarkuan nga detyra për dështim në procesin e vettingut, duke e bërë kështu vendimin e tyre të pasigurt dhe jo të paanshëm.

Gjykatësit vlerësuan gjithashtu se mungesa e përfaqësimit ligjor të Zeqajt në seancën ku u vendos rigjykimi ishte e padrejtë dhe dëmtuese për mbrojtjen e tij, ndërsa theksuan se rigjykimi është vonesa pa afat të qartë përfundimi, ndonëse ka nisur që në vitin 2020.

Zeqaj arriti në Britani në vitin 1999 dhe kërkoi azil me një emër të rremë kosovar, duke thënë se kjo i rrite gjasat për mbrojtje. Në Shqipëri, ai ishte dënuar në mungesë në vitin 2002 për vrasje dhe posedim të armëve ushtarake. Ai u ekstradua në vitin 2013, por në apel u shpall i pafajshëm dhe u kthye në Britani në vitin 2014.

Në vitin 2017, një gjykatë shqiptare anuloi pafajësinë e tij dhe urdhëroi një rigjykim, pa praninë e Zeqajt apo avokatit të tij. Pas kësaj, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin për herë të dytë, i cili fillimisht u aprovua në 2024 nga një gjykatë britanike dhe u konfirmua nga Home Office.

Por me vendimin e fundit, ekstradimi u bllokua përfundimisht, me Gjykatën e Lartë që konstaton se procesi ndaj tij në Shqipëri është në kundërshtim të hapur me standardet ndërkombëtare të drejtësisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TE RRUGA E ARBËRIT/ Humbi kontrollin e automjetit, plagosen dy persona
Previous article "PLUMBI I ARTË"/ Vijon dëshmia e Alibej: Deklarimet e mia të mos i vihen në dispozicion avokatëve, i di lojërat e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT