Policia e Durresit ka arrestuar 23-vjeçarin Arjan Ajazi, i akuzuar se pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 19-vjeçar. Sipas policise, i lenduari ndodhet ne spitalin e Traumes.
- NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
Arjan Ajazi 23 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, në Arapaj, Durrës, për motive të dobta ka plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I.R. 19 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.


