• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Akuzohet për trafik droge, kapet në Shëngjin 39-vjeçari i kërkuar nga Italia
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Akuzohet për trafik droge, kapet në Shëngjin 39-vjeçari i kërkuar nga Italia

17 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje dhe trafik të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Shëngjin.

Për arrestimi e Ardian Sufaj janë vënë në dispozicion Policia e Shtetit dhe Policia Italiane. Sakaq pritet ekstradimi i 39-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të punës gjurmuese me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombltar, Fast Albania, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim që fshihej në Shëngjin, pas verifikineve të kryera nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë dhe me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Genova”.

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur në Shëngjin, shtetasi shqiptar Ardian Sufaj, 39 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18.05.2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi Ardian Sufaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe shtetasi Ardian Sufaj me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SA KAM QARË..."/ Vetëm nënat e reja e kuptojnë gjendjen e Eni Koçit
Previous article KRITERET PËR KANABISIN MJEKËSOR/ Licensë vetëm për ata që kanë eksperiencë të paktën 3 vite

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT