• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Zbardhet ngjarja në Sarandë! 4 të rinjtë sherr për parakalimin me makinë, qëlluan me armë pasi…
Home
Breaking News

EMRAT/ Zbardhet ngjarja në Sarandë! 4 të rinjtë sherr për parakalimin me makinë, qëlluan me armë pasi…

14 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër të rinj janë ndaluar nga Policia e Sarandës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pas një sherri mbrëmjen e 12 marsit, ku është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Personat e kapur nga Policia janë Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, 18 vjeç, banues në Sarandë, ndërsa është shpallur në kërkim Jurgen Lapa 19 vjeç. Sherri dyshohet se ka nisur për një parakalim me makinë.

Njoftimi i policisë:

Reagimi i shpejtë i Policisë zbardh ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes të rinjsh; identifikohen dhe ndalohen katër persona, shpallen në kërkim dy të tjerë. Ndërhyrja e menjëhershme dhe veprimet intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur zbardhjen e shpejtë të një ngjarjeje me të shtëna me armë zjarri, të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 12.03.2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, më datë 13.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasi J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË BULQIZË/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit
Previous article VIDEO QË PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Sekretari i Thesarit ndërpret intervistën pasi telefonohet nga Trump, kthehet me zërin duke iu dridhur

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT