Zbardhen emrat e rinj të drejtuesve në Prokurorinë e Përgjithshme, menjëherë pas miratimit të strukturës së re të kryeprokurores Arta Marku. Sokol Stojani është emëruar drejtor i Isnpektimit. Stojani ka qenë drejtor hetimi në kohën e Ina Ramës.
Ndërkohë, drejtorët e tjerë do të jenë në po të njëjtat pozicione. Adnad Xholi te Drejtoria Gjyqësore, Thoma Jano te Përgjimet dhe Arqile Koça te Marrëdhëniet me Jashtë. Nderkohe, burimet sqarojne qe jane larguar nga detyra 4-5 eksperte (kontabel financiar dhe IT), ne kuader te “ristrukturimit” mes tyre dhë Greta Dangu, ekspertja kontabel qe ekspertoi pasurin e is-deputetit Mark Frroku.
Mësohet se struktura e re do të përbëhet nga katër drejtori të rëndësishme. Ndërkohë, do të shkrihet Drejtoria e Hetimit, pasi me ligjin e ri prokurorët janë të pavarur në procesin e hetimit dhe vendimmarrjen e tyre e vlerëson gjykata.
Drejtoritë që do të përbëjnë strukturën e re të Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme
Drejtoria Gjyqësore
Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve
Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve
Drejtoria e Inspektimit
Mbrëmë në prokurori është zhvilluar një mbledhje orët e vona dhe është finalizuar me vendimin për miratimin e strukturës së re të kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ndërkohë, mësohet se me ndryshimet e reja hiqen komandimet, gjë që pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe. Tashmë pritet të zbardhet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut. Report Tv


