• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ U rikthyen nga Siria, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ U rikthyen nga Siria, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

5 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

rokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dërguar për gjykim 23 persona të rikthyer nga Siria, ndaj të cilëve rëndon akuza e pjesëmarrjes në organizatë terroriste.

Në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha, kërkohet gjykimi për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj shtetasit Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Eltion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto dhe Erdet Korro, të cilët janë në masë sigurimi “arrest me burg”.

Ndërsa nëntë gra po hetohet nën masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit: Lavdie Kaca detyrim paraqitje, Entela Vladi detyrim paraqitje, Ruzhdie Balliu, Etleva Stafasani, Stela Stafasani, Klotilda Zani, Almira Kastrati, Floresha Rasha, Brunilda Koçollari.

Gjatë hetimeve të kryera në lidhje me këtë procedim penal janë provuar këto fakte:

Gjatë thirrjeve që organizata ISIS bënte për bashkim në këtë organizatë, këta shtetas shqiptare kanë udhëtuar nga Shqipëria në Siri duke iu përgjigjur thirrjes. Fillimisht kanë udhëtuar vetëm burrat të rekrutuar dhe të nxitur në Shqipëri dhe më pas atyre iu janë bashkuar gratë dhe fëmijët. Për një pjesë të të pandehurve është provuar edhe se kanë kryer veprime luftarake në mbështetje të organizatës duke qenë luftëtarë dhe janë paguar për këtë.

Ndërsa gratë iu janë bashkuar bashkëshortëve me vullnet të lirë duke marrë me vete edhe fëmijët duke iu shërbyer bashkëshortëve pavarësisht mundësisë që kanë pasur në fillim për tu kthyer. Ato kanë përfituar ndihma në formën e pagesës, një pjesë e tyre janë rimartuar pas vdekjes së bashkëshortëve; ato kanë kontribuar në rritjen e popullsisë së organizatës (pjesë e ideologjisë së organizatës) kanë indoktrinuar dhe edukuar fëmijët me ideologjinë e organizatës.

Një pjesë e grave janë kthyer nga Siria në vitet 2020-2021, ndërsa disa të tjera vazhdojnë të qëndrojnë në kampe, në pritje të riatdhesimit./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOL LOKALIT TË SAJ NË TIRANË/ Zbardhet dëshmia e pronares, policia sekuestron kamerat e sigurisë
Previous article E PËSON KEQ/ Kishte fshehur armë zjarri dhe municion në banesën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Manzë

s.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT