Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani çoi pas hekurave dhjetëra anëtarë të bandës së Leart Haxhiut, e po ashtu zbuiloi planin që “killeri gjakftohtë” nga Lushnja kishte për të eleminuar prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi.
Pas dëshmivë, institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend hynë në veprim, duke marrë nën mbrojtje dy prokuroret.
Megjithatë, mësohet se Musabelliu dhe Selimi nuk janë të vetmet që janë marrë në mbrojtje. Mësohet se në mbrojtje janë edhe 4 kolegë të tjerë të tyre, e po ashtu edhe gjyqtarja Etleva doda.
Prokurorët e tjerë janë Kreshnik ajazi dhe Ritvan Sulkaj në Elbasan, me këtë të fundit i njohur pasi kërkoi dënimin me burg për Çapajt. Po ashtu Albert Kuliçi në Vlorë, të cilit më herët i është vendosur tritol në makinë.
Nën mbrojtje është marrë edhe Arjan Muça, ndihmës në KLP, të cilit gjithashtu i është vendosur tritol në parkimin ku linte makinën.


