• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve me dokumente false për 35 mijë euro, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve me dokumente false për 35 mijë euro, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona

25 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të një skeme që synonte drejtimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesës 35,000 euro.

Të pandehurit janë: Hazir Maçi, Lejla Maçi, Çerkez Nikoçi, Ardjan Pirani, Alfred Maçi, Endrit Nezaj. Hetimet kanë treguar se H.M., i hetuar më parë për aktivitete të ngjashme, ka organizuar kalimin e disa shtetasve shqiptarë përmes Karaibeve dhe Porto Rikos, duke përdorur dokumente të falsifikuara për të arritur në SHBA dhe Kanada.

Sipas prokurorisë:

Hazir Maçi dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve, duke përdorur edhe dy numra telefonikë nga paraburgimi për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij.

Lejla Maçi, bashkëshortja e tij, ka marrë pjesë në udhëtimet dhe organizimin e procesit, duke përfshirë edhe vëllain e saj, Ardjan Pirani,, në menaxhimin e porosive të udhëtimit.

Endrit Nezaj, punonjës i një agjencie turistike, ka ndihmuar duke vënë në dispozicion foto të dokumenteve të huaj për prodhimin e dokumenteve false.Çerkez Nikoçi, shofer automjeti, ka transportuar dokumente të falsifikuara.

Alfred Maçi ka dhënë pasaportën e tij britanike si model për prodhimin e dokumenteve të tjera për kalime të paligjshme.

Prokuroria tha se të pandehurit do të gjykohen për veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, në rastin e H.M.

Materialet janë dërguar pranë gjykatës për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN ME MBI 1 KG KOKAINË/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, u gjenden mbi 120 mijë euro, miliona lekë dhe paundë
Previous article Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT