• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Mijëra euro e lekë të falsifikuara, prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen e 6 të arrestuarve
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Mijëra euro e lekë të falsifikuara, prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen e 6 të arrestuarve

5 November, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë për 7 personat e arrestuar në Prill të vitit 2021 për falsifikim parash. ABC ka siguruar dosjen e Prokurorisë ku kërkohet nga 6 vite burg për të pandehurit, Klinton Boriçi, Jurgen Hoxhën, David Kullaun, Fiqiri Koçin, Nikolla Leshanakun. Secili prej tyre kërkohet që të vuaj një dënim prej 6 vitesh por nëse Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë ata do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, uljen e 1/3 të dënimit.

Ndërkohë për të pandehurin Andi Lamani është kërkuar 9 vite burg në total. 6 vite janë kërkuar për “falsifikimin e parave” ndërsa 3 vite të tjera për dhënien ndihmë të paligjshëm për kalimin e kufijve. Edhe Adi Lamani do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për sa i përket të pandehurit Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan, çështja është veçuar.

Në dosjen e siguruar nga ABC theksohet se Krimi Ekonomik në Elbasan ka marrë informacion se Andi Lamani dhe Klinton Boriçi qarkullonin para të falsifikuar. Policia ka mundur t’i sekuestrojë ndërsa u mësua se këto para në Elbasan janë sjellë nga Andi Lamani, banues në Fier. Këto para të falsifikuara sipas burimeve nga Prokuroria shiteshin me 1800 lekë të reja copa. Dyshohej se paratë ai i merrte nga Nikolla dhe Aleksandër Lleshanaku të cilët ishin edhe prodhuesit e këtyre parave.

Si ndodhi arrestimi

Operacioni u organizuar më 20 prill të 2021, ku 7 persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit për shkak se akuzoheshin për falsifikim parash. NË atë kohë u arrestuan 7 persona pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar duke finalizuar operacionin e koduar “Ëorld Coins”. Të arrestuarit janë Andi Lamani, 29 vjeç, banues në Fier; Jurgen Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Tiranë; Fiqiri Koçi, 31 vjeç, banues në Kavajë; Kliton Boriçi, 26 vjeç, banues në Elbasan; David Kullau, 48 vjeç, banues në Elbasan dhe Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë Nikolla Lleshanaku, banues në Elbasan.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj. Gjatë aksionit të arrestimit, policia e Elbasanit ka sekuestruar edhe 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AMBASADORËT SHPIFIN..."/ Berisha: Në pushtet i kam sulmuar bandat, s’i kam frikë
Previous article NËNTORI ASPAK I MIRË/ Këto tre shenja të horoskopit do të përjetojnë një muaj të vështirë

F.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT