• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Lazaratasi ngre ‘plantacionin’ me kanabis në ishullin grek, arrestohet bashkë me tre bashkëpunëtorët
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Lazaratasi ngre ‘plantacionin’ me kanabis në ishullin grek, arrestohet bashkë me tre bashkëpunëtorët

29 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

4 shtetas shqiptarë, mes të cilëve dy drejtues të grupit, kanë rënë në prangat e policisë greke të dyshuar si autorë të kultivimit të një parcele me cannabis sativa në ishullin grek të Evias.

Policia greke kishte siguruar informacion se prej muajit prill të këtij viti, Mustafa Gjolleshi, 36 vjeç nga Lazarati dhe Edvin Xhaferi, 45 vjeç nga Delvina, kishin ngritur një grup kriminal duke kultivuar në një zonë pyjore në Manikia të ishullit Evia në Greqi, një parcelë me cannabis sativa. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar dje në mëngjes në vendin e dyshuar, u arrit të kapej dhe arrestohej ne flagrancë duke u kujdesur për bimët, 37-vjeçari nga Libohova, Robert Laraj.

Në vendin e ngjarjes u gjetën të kultivuara në 6 zona 1061 bimë narkotike cannabis sativa nga të cilat 103 në forma plastike si dhe dy çadra të ngritura enkas dhe pajisje për ujitjen e bimëve të furnizuara nga një burim. Operacioni ka vazhduar në një banesë në Seta të Evias, ku është arrestuar Ardjan Shaipi, 51 vjeç nga Tirana, i punësuar si shofer në një kompani Security. Në zonën e Filadelfias dhe Kipselit në Athinë, policia ka vijuar operacionin duke vënë në pranga 36-vjeçarin nga Lazarati, Mustafa Gjolleshi, mbajtës edhe i dokumenteve të ligjshme greke si dhe 45-vjeçarin nga Delvina, Edvin Xhaferi. Këta dy të fundit sipas policisë greke ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë, Laraj merrej me kujdesin e bimëve ndërsa Shaipi me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË NDËRTOJMË NJË NATO TË ARSIMIT"/ Rama: Vendimet t’i bazojmë tek e ardhmja, i vetmi vend që na bashkon
Previous article "DO PËRJETONI NDRYSHIME TË MËDHA..."/ Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2024

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT