• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Kultivonin kanabis dhe e shisnin në doza bashkë me kokainë, 3 në pranga
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Kultivonin kanabis dhe e shisnin në doza bashkë me kokainë, 3 në pranga

11 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa në pranga përfunduan 3 shtetas.

Në kuadër të operacionit “First step” pas hekurave ranë Sergej Lukaj (Stefa), Valter Malia dhe Erblin Hyra.

NJOFTIMI I POLICISE
Kultivonin bimë cannabis sativa, shisnin në doza kanabis dhe kokainë, vihen në pranga 3 shtetas.

Të 3 shtetasit u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet, me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Sekuestrohen 71 fidanë narkotikë, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për disa shtetas të cilët, të organizuar në formën e grupit, shisnin lëndë narkotike, në qytetin e Lushnjës, si dhe si rezultat i provave të siguruara nga hetimi i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “First step”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit S. L.(S)., 28 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, V. M., 33 vjeç., banues në fshatin Toshkëz dhe E. H., 37 vjeç, banues në fshatin Gjazë, Lushnjë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa qarkullonin me një automjet, me sasi lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të gatshme për shitje. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në qytetin e Lushnjës.

Gjatë kontrolleve fizike të tyre, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. L.(S)., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 71 fidanë narkotikë, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËMUNDJA E LUIZIT E PAVËRTETË/ Kiara ia kthen kurrizin këngëtarit, ja biseda që bënë pas spektaklit
Previous article LULE NË BANKËN KU ULEJ/ 17-vjeçari shqiptar vdiq mes flakëve në Itali, shokët e shkollës e kujtojnë me dhimbje

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë Aktualitet

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT