Partia Demokratike ka mbledhur sot Kryesinë e saj ku pritet të miratohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Në një lidhje live për ‘News24’ nga selia e PD-së, gazetari Osman Stafa tha se strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin kandidat për kryetar bashkie. Në Rrogozhinë është propozuar si kandidat më 6 mars, Ferdinand Saraçi, ndërsa në Durrës Luan Hoti. PD pritet t’i besoj Indrit Sefës bashkinë e Lushnjes, ndërsa për Vorën është propozuar Ymer Marku. Për bashkinë e Dibrës, strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit Luan Hakën.
Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD.
MESAZHI I BARDHIT
“Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.” është drejtuar demokratëve nga sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.


