• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Hiqeshin si zyrtarë, pranga tre personave që mashtronin bizneset. Sekuestrohen 89 400 euro
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Hiqeshin si zyrtarë, pranga tre personave që mashtronin bizneset. Sekuestrohen 89 400 euro

13 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mashtronin bizneset duke u shtirur si zyrtarë shteti. Të arrestuar janë shtetasit Ergys Ahmetaj 21 vjeç, Andi Basha 18 vjeç dhe Gëzim Kusi 19 vjeç, të akuzuar për veprat “Mashtrimi”, mbetur në tentativë si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm. Pas kontrolleve në banesat e autorëve, u sekuestruan gjithashtu 89 400 euro dhe aparatet celulare.

Ndërkohë në kërkim është shpallur shtetasi F. Gj., 39 vjeç, si bashkëpunëtor me tre të rinjtë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia, për të denoncuar rastet e veprimtarive kriminale dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe reagimit në kohë e me profesionalizëm të strukturave policore, u finalizua operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Forcat Operacionale të DVP Tiranë.

Tentuan të përfitonin nëpërmjet mashtrimit, një shumë të madhe parash, nga një subjekt privat, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 89 400 euro dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar.

Operacioni “Tentativa”, në vijim të 2 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Forcat Operacionale të DVP Tiranë, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”, për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të disa shtetasve që vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët kishin tentuar të mashtronin një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Tentativa”, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe ndalimi, për veprat penale “Mashtrimi”, mbetur në tentativë dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, i shtetasve E. A., 21 vjeç, A. B., 18 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.

Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA rrëzon 4 objekte fluturuese në 8 ditë
Previous article MREKULLI NËN RRËNOJA/ Një burrë nxirret i gjallë pas 167 orësh

s.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT