• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë. Si ranë në kurth dy krerët, pas hetimeve disavjeçare
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë. Si ranë në kurth dy krerët, pas hetimeve disavjeçare

27 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shteti ka goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar dhe disa persona.

Sipas njoftimit të policisë është finalizuar një operacion antikanabis, ku janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Nga hetimi disa vjeçar, i cili është shtrirë në Shqipëri dhe Itali, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes partnerëve ligjzbatues, është bërë e mundur që në periudha të ndryshme kohore, këtij grupi kriminal i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit marijuanë, të trafikuara nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në rrugë detare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftim i policisë

Finalizohet operacioni ndërkombëtar antikanabis i koduar “Overseas”

Operacioni mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë italiane, me metoda speciale të hetimit, zgjati disa vjet

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2013, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “Overseas”.

U arrestuan shtetasit:

Autor Deda (alias Lesaj), 38 vjeç, banues në Lezhë;

Dodë Prela, 53 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Lezhë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

R.M., 41 vjeç, banues në Kurbin.
G.K., 47 vjeç, banues në Lezhë.
Për shtetasit në kërkim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka urdhëruar në datë 25 janar 2018, ekzekutimin e vendimit të datës 17.01.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale të “Trafikim të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimi disa vjeçar, i cili është shtrirë në Shqipëri dhe Itali, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes partnerëve ligjzbatues, është bërë e mundur që në periudha të ndryshme kohore, këtij grupi kriminal i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit marijuanë, të trafikuara nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në rrugë detare.

Në kohë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se në marrëveshje mes tyre shtetasit Dodë Prela dhe Autor Deda janë financuesit dhe organizatorët kryesorë të këtij trafiku.

Shtetasi R.M. ishte në rolin e personit që siguronte tregun e shitjes së lëndës narkotike në Itali, ndërsa shtetasi G.K. ka qenë në rolin e magazinuesit të lëndës narkotike.

Në rolin e transportuesit të arrestuar më parë janë shtetasit L.M., E.Z. dhe J.LL, të tre nga qarku Lezhë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan-Lazio, në “San Siro” luhet për Champions dhe Europa League
Previous article Simeone JR: Endërroj ta kem babanë tim si trajner

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec Aktualitet

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK Aktualitet

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari Aktualitet

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT