Tre shqiptare jane vene ne akuze si pjese e bandes se trafikut te kokaines ne Vittoria të Italise.
Mediat italiane, referuar policise kane bere me dije emrat e tre shqitareve dhe kane publikuar edhe foto te tyre.
Ata jane janë: Ismet Totraku, lindur në 1985; Dashnor Tosku lindur në 1988 dhe Elis Rustami lindur në 1990.
Sipas policise fqinje per dy prej tyre është duke u hetuar jashtë Italise. Ata u zvuluan fale pergjimeve, ne te cilat shpreheshin entuziaste se me ardhjen e sezonit turistik vendi do te mbushej plot dhe blerja e mallit do te shenonte nje bom te vertete.
“Per një muaj zona do të mbushet me njerëz, kështu që do të ketë një bum dhe puna do të funksionojë mirë”-thuhet ne nje nga pergjimet.
Nderkohe qe policia ishte sinjalizuar vitin e shkuar nga banore vendas se në një fshat bregdetar, Casuzze, kishte qarkullim te dyshimte shqiptaresh, te cilit thuhej se merreshin me seram por leviznin me makina te dyshimta.


