Stomatologia 38-vjeçare, Olesia Duka u la në burg nga gjykata e Durrësit, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për ta cilësuar si një “person me rrezikshmeri të lartë” pasi ka mashtruar me shuma të mëdha të paktën 11-të biznesmentë, emrat e të cilëve janë përmendur sot në gjyq.
Pas kësaj janë publikuar emrat e tyre dhe se si e ka justifikuar Olesia marrjen e shumave të majme, nga disa prej tyre.
Ajo ka mohuar t’i ketë marrë 900 mijë euro kambistit Hoxha nga Durrësi, ndërsa ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga Genci Lule.
“Më kanë kërcënuar me jetë.
Më është bërë një kanosje e personalitetit tim”,- ka thënë ajo ndër të tjera.
EMRAT E PLOTË
1.- Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
2.- Edlira Shtini
3.- Gerta Lumi
4.- Adem Selmani
5.- Myrteza Meshi
6.- Ilir Doci
7.- Rezart Shtini
8.- Viktor Hoxha
9.- Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
10.-Besnik Daci
11.-Genci Lule: (Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar)


