• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Djegia e makinës dy ditë më parë në Korçë, arrestohen dy autorët e dyshuar
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Djegia e makinës dy ditë më parë në Korçë, arrestohen dy autorët e dyshuar

25 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestohen dy autorët e dyshuar që dogjën makinën top “Volkswagen” dy ditë më parë në Korçë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ U dyshua fillimisht si ngjarje aksidentale, zbardhet pas hetimeve të thelluara, djegia e qëllimshme e një automjeti, e ndodhur një ditë më parë.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetasit që i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase.

Sekuestrohet një sasi e vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë njëri prej të ndaluarve, veshje dhe një automjet të përdorura në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2023, në lagjen nr. 5, Korçë, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe G. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volkswagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Një automjet e braktisi në dyert e spitalit me plagë në bark, VRITET me thikë shqiptari në Spanjë
Previous article PLAGOSI ME THIKË PRONARIN E KLUBIT TË NATËS NË SARANDË/ Shpallet në kërkim 35-vjeçari shqiptar (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT