• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT DHE DETAJET/ Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis në Mirditë, në pranga katër persona, dy prej tyre babe e bir
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT DHE DETAJET/ Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis në Mirditë, në pranga katër persona, dy prej tyre babe e bir

1 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër persona janë arrestuar në Mirëditë, për trafik dhe shitje lëndësh narkotike.

Personat e arrestuar janë shtetasit Fran Gjeta, Gentian Gjeta, Denis Luli dhe Mariglen Jaku.

Njoftimi i policisë:

2 grupe operacionale nga Policia e Lezhës dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, të angazhuara paralelisht për finalizimin e operacionit antikanabis të koduar “Mashtërkor”.

Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Në vijim të operacioneve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, 2 grupe operacionale me efektivë të Komisariatit të Policisë Mirditë, DVP-së Lezhë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar paralelisht punën dhe kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Mashtërkor”, si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-F. Gj., 63 vjeç dhe G. Gj., 29 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Mashterkor, Mirditë;

-D. L., 23 vjeç, banues në Pukë dhe M. J., 19 vjeç, banues në Mirditë.

Në kuadër të operacionit “Mashtërkor”, njëri grup operacional, ndaloi në Rrëshen, për kontroll, shtetasit G. Gj., D. L. dhe M. J. Gjatë kontrollit, iu është gjetur në një çantë krahu dhe iu është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njëkohësisht, grupi tjetër operacional ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të arrestuarve dhe konkretisht, në banesën e shtetasve F. Gj. dhe G. Gj. (babë e bir), janë gjetur të ndara në disa qese dhe janë sekuestruar rreth 31 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 8 palë gërshërë me mbetje lënde narkotike, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË RUSI/ Reperi Walkie bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë
Previous article U VENDOS DATA E PROTESTËS? Paloka tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Berisha do nisë negociatat me aleatët dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT