• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMRAT: Deputetët “memecë” të Kuvendit, 18 prej tyre kanë thënë vetëm…”betohem”!
Home
Shqipëri

EMRAT: Deputetët “memecë” të Kuvendit, 18 prej tyre kanë thënë vetëm…”betohem”!

13 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Plot 18 deputetët kane thene vetem nje fjale ne tre muajt e pare te Kuvendit te ketij viti. “Kane thene vetem “betohem” dhe 20 deputetët më me shumë fjalime në seancat plenare shtator-dhjetor 2017……”- shkruan Afrim Krasniqi, teksa analizon monitorimin e Kuvendit bere nga Instituti i Studimeve Politike.

Prej shtatorit kemi ndjekur 18 seanca plenare dhe disa dhjetëra kronika mbi punën e komisioneve parlamentare. Ka pasur debate të forta politike, protesta, bojkot, incidente, votime të kontestuara, por edhe ligje e vendime të rëndësishme.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Holandës, përmes database WWW.DEPUTETIM.AL ka vijuar monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2017. Të dhënat e tij paraqesin të gjithë aktivitetin parlamentar të deputetëve, – angazhim në seanca e komisione, nisma ligjore dhe aktivitete publike, debatet dhe vendimmarrjet, problemet e transparencës dhe risitë pozitive. Raporti i plotë i gjetjeve do të jetë publik javën e ardhshme, por për interes të publikut, le të publikojmë sot disa të dhëna me interes.

Gjithnjë kemi folur për deputetët më aktiv në parlament, ata që zotërojnë podiumet me fjalime por edhe ata që nuk i shohim asnjëherë në podium. Të dhënat e monitorimit tregojnë se dy liderit politikë, Edi Rama (PS) dhe Lulzim Basha (PD) kanë folur në 11 seanca parlamentare. Në disa prej tyre ata kanë folur më shumë se njëherë, kryesisht në replika me njëri tjetrin ose me deputetë të tjerë.

Gjithashtu edhe deputetët Taulant Balla (PS), Edmond Spaho (PD) e Petrit Vasili (LSI), duke qenë kryetar të grupeve parlamentare, kanë pasur më shumë akses procedural sesa deputetët e tjerë. Të pesë emrat, përfshirë kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, për shkak të funksionit të Rregullores së Kuvendit, nuk mund të konsiderohen “deputetë” të thjeshtë dhe janë përjashtuar nga tabela e vlerësimit.

Tabelat më poshtë paraqesin deputetët më aktiv dhe më pasiv në parlament, – ata që kanë mbajtur fjalime të rregullta ose diskutime thelbësore në parlament si dhe ata që të vetmen fjalë në 3 muaj parlament kanë pasur fjalën “betohem” në seancën e parë inauguruese.

Janë përjashtuar nga numërimi rastet e ndërhyrjeve për replikë të shkurtër personale apo procedura, si dhe rastet e ndërhyrjeve me thirrje ose etiketime nga vendi. Siç shihet, vetëm 4 deputetë kanë përqindje të lartë angazhimi në parlament, janë Panariti (LSI), Tabaku (PD), Bushka (PS) dhe Berisha (PD). Secili prej tyre ka mbajtur fjalime në 9 seanca të rregullta, në total në 64% të punimeve të parlamentit. Pas tyre vijnë me 57% ose 8 fjalime 7 deputetë, – nga të cilët 2 socialistë (Hysi e Kushi) dhe 5 demokratë (Spahia, Balliu, Bylykbashi, Pampuri e Gurakuqi).

Akoma më tej vijnë 9 deputetë me nga 7 fjalime, ose me 50% të seancave plenare. Interesant është se në këtë kategori nuk ka asnjë deputet të mazhorancës së majtë, por 6 deputetë nga PD dhe 3 nga LSI. Konkretisht, nga PD janë Salianji, Baçi, Murrizi, Meçorapaj, Shehu e Gjunkshi, kurse nga LSI Haxhinasto, Mehmetaj e Naço.

Në tërësi rezulton se opozita ka pasur angazhim më të madh në fjalimet parlamentare, pavarësisht se një analizë e detajuar e përmbajtjes së fjalimeve dhe që do të publikohet në vijueshmëri nga ISP gjen mospërputhje midis numrit formal të fjalimeve dhe cilësisë së tyre në përmbajtje.

Tabela tjetër, ajo e deputetëve që nuk kanë pasur asnjë fjalim në parlament, është gjithashtu interesante. Përveç disa emrave të zakonshëm, të cilët edhe në legjislaturën e kaluar kanë pasur aktivitet minimal parlamentar, vlen edhe fakti se midis deputetëve “ngelës” nuk bën pjesë asnjë nga PD, duke dëshmuar se opozita ka qenë më aktive në përqindje sesa pala në qeveri.

Aty gjenden 11 deputetë të PS (Xhindi, Kamani, Ndraxhi, Luzha, Harusha, Belba, Sterkaj, Suli, Rraja, Abazi dhe Bushaj), 3 deputetë të LSI (Çela, Rehovica e Tavo), 3 deputetë të PDIU (Rakipi, Muça e Xhina), si dhe deputeti i vetëm i PSD (Doshi).

Siç shihet, në listën e të “pa angazhuarve” gjenden emra të njohur të politikës si ish ministri Tavo, por edhe një numër i madh biznesmenësh që kanë hyrë në parlament në zgjedhjet e fundit ose vijojnë me mandatet e dyta apo të treta. Po ashtu në këtë kategori bëjnë pjesë edhe dy deputetët Rakipi e Rehovica, të cilët humbën mandatin në janar përmes vendimit të KQZ në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria e Maqedonisë synon të përfshijë opozitën në procesin e emrit
Previous article Armand Duka kujton kualifikimin e Shqipërisë në Evropian: Mos harroni, e arriti FSHF-ja dhe unë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT