• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMRAT/ Alibeaj në vend të Bardhit, Këshilli Kombëtar i PD zgjedh nënkryetarët, sekretarët, kryesinë e strukturat e tjera
Home
Politikë

EMRAT/ Alibeaj në vend të Bardhit, Këshilli Kombëtar i PD zgjedh nënkryetarët, sekretarët, kryesinë e strukturat e tjera

9 September, 2023 s.autor Politikë

 

Në të njëjtën sallë ku Gazment Bardhi u ul ballë për ballë me Berishën, Lulzim Basha i njoftoi shkarkimin edhe nga posti i fundit që kishte në PD atë të Sekretarit të Përgjithshëm, duke ia besuar këtë post Enkelejd Alibeajt.

Besnikët e mbetur, Lulzim Basha u kujdes t’i kënaqë të gjithë, duke lënë jashtë kupolës drejtuese kundërshtarët e rikthimit të tij në krye të PD.

3 deputetët Orjola Pampuri, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku dhe ish kandidati për Tiranën Roland Bejko do të jenë 4 nënkryetarët e Partisë Demokratike. Në mesin e deputetëve nënkryetarë, kryedemokrati do të zgjedhë edhe emrin që do t’I delegojë kreun e grupit parlamentar.

Edhe kryesia u riformatua. Në mesin e 11 Sekretariateve, Basha shpërbleu ish rivalin e tij për kreun e PD Gjergji Hanin, si Sekretar për të përndjekurit politikë, ndërsa për herë të parë futi Sekretariatin për Gruan, post që do të mbahet nga Taulanta Jupi dhe atë për Rinisë, që do ta mbajë Blendi Sulaj.

15 anëtarët e tjerë, dolën përmes votës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Me një ekip të ri pas vetes, Lulzim Basha u kujdes që në fillim të thoshte se betejën, nuk po e bën për karrigen. Obsesionin e saj, thotë se ia ka lënë tjetërkujt, duke shigjetuar Sali Berishën.

Zgjedhjet e Kukësit, Basha u premton demokratëve të tij se do të jenë të fundit që PD nuk përballet në garë.

Ndryshimet në kupolën drejtuese, u kaluan në heshtje nga armiqtë e Bashës brenda partisë, të cilët tashmë shpresën e fundit për të fituar ndaj Lulzim Bashës kanë gjykatën e Tiranës.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Enkelejd Alibeaj

NËNKRYETARË
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pompuri
Roland Bejko

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR
Xhemal Bushati
KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana
KRYETAR I BORDIT FINANCIAR
Ilir Dervishi

Taulant Zeneli- Sekretar Ekzekutiv për Organizimin
Endri Hasa- Sekretar Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin dixhital
Indrit Sefa- Sekretar Ekzekutiv për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Arbër Agalliu- Sekretar për Programin
Xhemal Gjunkshi- Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-atlantik
Gjergj Hani- Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Rezart Kthupi- Sekretar për Reformën Zgjedhore
Taulanda Jupi– Sekretare për Gruan
Blendi Sulaj-Sekretar për Rininë
Edvin Kulluri- Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
Alfrida Marku- Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin
Gentian Gaba- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë

Mirela Karabina-ZËDHËNËSE

ANËTARË TË ZGJEDHUR TE KRYESISE SE PD

Agron Kapllanaj

Andia Ulliri

Anton Koka

Azgan Haklaj

Enriketa Papa

Eralda Tase

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Marinela Ziu

Mateo Spaho

Merita Bakiu

Myzafer Elezi

Oriela Nebiaj

Pëllumb Seferi

Selaudin Jakupllari

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI KU VDIQËN 1030 PERSONA/ Maroku shpall tre ditë zie kombëtare
Previous article NJË RRËFIM NDRYSHE/ Elva Margariti: Italia është atdheu im i dytë. Mama me kohë të plotë…

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT