Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike, janë mbledhur në selinë e partisë në një mbledhje të thirrur nga kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj.
Të pranishëm në mbledhje janë 21 deputetë, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë preferuar që të marrin pjesë.
Kjo ëshë mbledhja e parë e thirrur pas Kuvendit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, ku u votua shkarkimi i Alibeaj dhe u zgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Alibeja duke folur para nisjes së mbledhjes tha se do të diskutohet për qëndrimin që opozita do të mbajë lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Ervin Salianji gjatë mbledhjes duke iu drejtuar Alibeajt tha se shikon përpjekje për të ndarë PD-në.
Sipas tij është absurde që të diskutohet për të negociuar me mazhorancën për presidentin kur ende brenda partisë nuk ka diskutime për bashkim.
“Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë të gjithë deputetët, nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin”, tha Salianji.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, koalicioni i PD mori 59 mandate, bashkë me mandatet e aleatëve si PR, PAA, PDIU, PBDNJ, PLL dhe LZHK.
Formalisht, opozita është e ndarë në tre grupe parlamentare të formuara nga PD, PDIU dhe PR.
Deputetët pjesëmarrës në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj:
Oriola Pampuri,
Jorida Tabaku,
Seladin Jakupllari
Dhurata Çupi
Lindita Metaliaj
Merita Bakiu
Emilja Koliqi
Kastriot Piroli
Saimir Koreshi
Dashnor Sula
Eralda Bano
Zheni Gjergji
Ervin Salianji
Kreshnik Çollaku
Arbër Agalliu
Ferdinand Xhaferraj
Enkelejd Alibeaj
Gazment Bardhi
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Andia Ulliri


