• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMIGRANTËT SHQIPTARË NË BRITANI/ Ambasadori britanik: Disa kriminelë po përdorin protesën e shqiptarëve për të pastruar imazhin e tyre
Home
Politikë

EMIGRANTËT SHQIPTARË NË BRITANI/ Ambasadori britanik: Disa kriminelë po përdorin protesën e shqiptarëve për të pastruar imazhin e tyre

16 December, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Deklarata e Sekretares së Brendshme Britanike Braverman, e cila i cilësonte shqiptarët si “kriminelë” solli reagime të shumta në Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri. Shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani, dolën dhe protestuan kundër këtij etiketimi të vendosur nga sekretarja Braverman.

Në lidhje me këtë protestë, ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka thënë se kanë parë që disa kriminelë apo individë të tjerë kanë kërkuar që ta përdorin atë si një mënyrë për të pastruar imazhin e tyre.

Blendi Fevziu: Ju thatë se pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar janë nga veriu. Cili është numri i shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Keni statistika?

Ambasadori Alastair King-Smith: Në fakt, nuk i kam shifrat e plota sepse sigurisht problemi është se shumë prej tyre janë të paligjshëm. Pra, ne nuk i kemi statistikat e plota, por ka pasur diskutime siç e dini, duke thënë se ndoshta rreth 150,000 dhe shumica sigurisht, jetojnë atje në mënyrë të ligjshme. Gjithashtu dua të citoj kryeministrin tonë pas telefonatës me kryeministrin tuaj në 1 Dhjetor ku ai u shpreh se e njeh kontributin pozitiv të Komunitetit Shqiptar në jetën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ministren e Brendshme në Parlamentin Britanik më 23 Nëntor, e cila u shpreh se ne e vlerësojmë marrëdhënien me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në MB. Dhe ne vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike, kështu u shpreh ajo.  Problemi ynë është me trafikantët dhe mënyrën se si ata po i shfrytëzojnë njerëzit, dhe kjo është një sfidë e përbashkët për ne dhe për vendet e tjera.

Blendi Fevziu: Është normale dhe e vërtetë, por problemi qëndron te Ministrja e Brendshme Braverman, i cili bëri disa deklarata, të cilat nuk u cilësuan si të përshtatshme për shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Sepse nuk mund të identifikohet një komunitet me disa kriminelë apo disa trafikantë. Madje u zhvillua edhe një protestë e madhe dhe shumë popullore në Londër nga Komuniteti Shqiptar në muajin Nëntor.

Ambasadori Alastair King-Smith: Kryeministri ka shprehur keqardhjen që një pjesë e retorikës është shfrytëzuar dhe përdorur për t’i bërë njerëzit të ndihen të padëshiruar apo jo të mirëpritur. Qëndrimi i qeverisë britanike është ai që sapo ju lexova. Kryeministri njeh dhe vlerëson kontributin e vyer të pjesës dërrmuese të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Por edhe ne duhet të jemi të qartë. Disa nga ata që protestojnë, sigurisht po e bëjnë në mënyrë paqësore dhe ne e mirëpresim këtë në çdo kontekst. Kjo është një nga vlerat në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu kemi parë që kriminelë dhe individë të tjerë po kërkojnë ta përdorin këtë si një mënyrë për pastruar imazhin e tyre. Pra, kjo është arsyeja pse ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë së bashku për këto çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Këto janë simptomat që tregojnë se keni mungesë hekuri
Previous article TË DHËNAT E EUROSTAT/ Shqiptarët nuk e përdorin shumë internetin, por janë ndër të parët në Europë për angazhimin në politikë në rrjete sociale

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT