• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMIGRANTË NË MESDHE/ Ja sa është numri i viktimave që nga viti 2013
Home
Nderkombetare

EMIGRANTË NË MESDHE/ Ja sa është numri i viktimave që nga viti 2013

22 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Tentativat e emigrantëve për të emigruar drejt vendeve të Bashkimit Evropian i kanë kushtuar jetën rreth 18 mijë personave që nga viti 2013, kohë në të cilën shpërtheu ky fenomen. Edhe sot emigracioni vazhdon në forma të ndryshme, kryesisht përmes detit, ku në mesin e viktimave ka edhe të zhdukur. Duket se masat e marra nga vendet anëtare të BE-së nuk kanë sjellë një përmirësim të kësaj situate.

Mbi 18 mijë emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur që prej vitit 2013 në Mesdhe, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas shifrave të organizatës ndërkombëtare të emigracionit, deri në vitin 2016 që ka mbetur në histori si viti i zi, 5mijë e 143 emigrantë janë zhdukur në ujërat e Mesdheut.

Viti 2014 u mbyll me 3 mijë e 771 viktima, për të vijuar më pas me thuajse dyfishim në 2015-ën.

Ndërkohë sipas të dhënave, 3 mijë e 139 ishin të humburit dhe viktimat e 2017-ës, ndërsa në vitin që sapo lamë pas u shënuan 2 mijë e 297.

Viti 2018 ishte viti me më pak viktima, në krahasim me ato të mëparshme, por shënoi numrin më të lartë të emigrantëve që tentuan të kalojnë në Bashkimin Evropian.

Vetëm në dy javët e para të këtij viti, që sapo ka filluar, 117 persona kanë humbur, dhe 83 persona kanë humbur jetën në Mesdhe.

Duket se masat e marra nga vendet anëtare të BE-së nuk kanë sjellë një përmirësim të kësaj situate, teksa në jo pak raste ka pasur edhe qasje të ndryshme për trajtimin e fenomenit të emigrimit.

Ndërkohë, Italia, një prej vendeve më të prekura, nuk po lejon asnjë emigrant të zbarkojë në territorin e saj, duke kërkuar një shpërndarje të barabartë të tyre në të gjitha vendet e bllokut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Shkoi në tualet dhe nuk u kthye më, Sarri tërbohet me yllin e Chelseat
Previous article VAZHDOJNË KËRKIMET/ Zhdukja e avionit të Sala: Vështirë të ketë të mbijetuar

k.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT