• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMIGRACIONI ILEGAL/ Hetime për videot në Tik Tok: Policia shqiptare merr identitetet e trafikantëve
Home
Breaking News

EMIGRACIONI ILEGAL/ Hetime për videot në Tik Tok: Policia shqiptare merr identitetet e trafikantëve

10 August, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kalimi ilegal i shumë shqiptarëve nga Shqipëria drejt Anglisë ka vënë në lëvizje dhe policinë shqiptare e cila ka nisur një hetim të përgjithshëm.

Policia Kriminale dhe zyra e antitrafiqeve e kanë bazuar hetimin kryesisht te materialet që u jepen nga partnerët britanikë në lidhje me identitetet e personave që ata kanë zbuluar si pjesë e rrjetit që kryen kontrabandimin kundrejt pagesës që varion nga 3 deri në 20 mijë paund.

Por pavarësisht se prej muajsh në rrjetin social Tik Tok qarkullojnë video shqiptarësh me zë e figurë që reklamojnë këtë biznes të paligjshëm duke publikuar të dhëna konkrete në lidhje me pagesat, vendqëndrimet e detaje të tjera policia shqiptare nuk ka celur një hetim për to. Pavarësisht se rrjeti i kontrabanduesve shqiptarë dalin hapur policia shqiptare i ka varur hetimet vetëm te të dhënat e siguruara nga Britania.

Top Channel mëson se njësia C që merret me krimet kompjuterike nuk ka asnjë hetim në lidhje me këto video që reklamojnë hapur kontrabandimin e qytetarëve shqiptarë. Nga ky sektor nuk janë verifikuar këto adresa për të parë kush i posedon apo për të identifikuar personat që shfaqen në video.

Në tik tok gjenden mbi 20 adresa qe në mënyrë periodike postojnë video me shqiptarë duke lundruar drejt Anglisë me gomone siç janë Calais Dover, Baca, Shqiptari official, Rrugë për Angli, Gomone 4000 etj, të cilët vijojnë aktivitetin të pa shqetësuar nga policia shqiptare. I kontaktuar nga Top Channel rrjeti social Tik Tok tha se e ndalon publikimin e të tilla postimeve me sfond të pastër kriminal.

Transporti i shqiptarëve nis nga Shqipëria me destinacion Brukselin në Belgjikë, për të shkuar më pas në Francë, nga ku kalojnë me gomone kanalin anglez për të, mbërritur në destinacionin final që është Anglia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMON RAMEN/ Meta: Unë jam Ilir Rexhep Metaj, kam lindur 1000 metra mbi nivelin e detit
Previous article DARKA NË GJIROKASTER/ Gazetari befasohet nga ndryshimi dhe fatura që pagoi

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT