• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Anglia merr vendimin për shqiptarët që shkojnë me gomone, pa mbushur 24 orë nga mbërritja…
Home
Breaking News

EMIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Anglia merr vendimin për shqiptarët që shkojnë me gomone, pa mbushur 24 orë nga mbërritja…

19 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar “Home Office” ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë me gomone në këtë shtet.

Top Channel mëson se 11 shqiptarë, të cilët mbërritën me gomone javën e shkuar pasi i janë marrë shenjat e gishtave, janë dërguar menjëherë në aeroportin Stansted e janë deportuar drejt Tiranës.

Aventura e tyre e mundimshme për të shkuar me gomone ka zgjatur më pak se 24 orë. Pa mbushur 24 orë nga mbërritja, ata janë dëbuar në mënyrë të rrufeshme.

Në të shkuarën, mbi 8.000 shqiptarë që kanë mbërritur me gomone në periudhën qershor-shtator 2022, u është dhënë e drejta e azil kërkimit.

Pas mbajtjes në qendra ndalimi, shqiptarët çoheshin në hotele ose të afërmit hynin garant për të qenë të lirë, me kusht nën rregullat e ligjit të azilantëve.

Por javën e shkuar dëbimi i 11 shqiptarëve është një ndryshim rrënjësor i politikave të azilit ndaj shqiptarëve.

Mësohet se 11 të dëbuarit mes tyre edhe një vajzë kishin mbërritur në portin Manston në Ramsgate, ku është ngritur një qendër përpunimi e emigrantëve që merren nga deti prej anijes angleze të rojës bregdetare.

Atyre nuk iu dha asnjë mundësi komunikimi me të afërmit apo avokat për të nisur procedurat e azilit. Ishte ish-ministrja e Brendshme Priti Patel ajo që njoftoi pak javë më parë dëbimin e përshpejtuar të shqiptarëve që mbërrinin me gomone.

Por “Home Office” pas një procesi gjyqësor të humbur deklaroi se hoqi dorë nga ky lloj dëbimi. Megjithatë të 11 të dëbuarit e javës së shkuar, shihen si një test në zbatimin e kësaj politike të re pasi sipas ligjeve angleze çdo person që mbërrin në Angli, ka të drejtën e azil kërkimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET TEKSA ECTE I QETË NË QYTET/ Shqiptari 26-vjeçar kërkohej nga policia italiane që prej 2014
Previous article "JEMI PUTHUR GJATË NJË TAKIMI NË..."/ Albi thotë “të vërtetën” e tij, Anxhela pranon…

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT