• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMËROHET KRYEMINISTRJA E RE E FRANCËS/ Kush është politikania 61-vjeçare që do të jetë “krahu i djathtë” i Macron
Home
Nderkombetare

EMËROHET KRYEMINISTRJA E RE E FRANCËS/ Kush është politikania 61-vjeçare që do të jetë “krahu i djathtë” i Macron

16 May, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Politikania centriste, Elisabeth Borne, është emëruar kryeministre e re e Francës më 16 maj, duke u bërë gruaja e dytë që do të mbajë këtë post.

Borne, 61 vjeçe, e cila ka qenë ministre e Punës në Qeverinë paraprake, pason Jean Castex, dorëheqja e së cilit pritej pas rizgjedhjes së presidentit francez, Emmanuel Macron, muajin e kaluar.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë anëtarët e Qeverisë së re në ditët në vijim.

Si ministre e Punës nga viti 2020, Borne ka zbatuar ndryshime që e kanë bërë më të vështirë për të papunët të marrin përfitime dhe ka ulur pagesat mujore për disa të papunë, duke nxitur kritika nga sindikatat e punëtorëve dhe nga majtistët.

Më 2018, si ministre e Transportit, Borne ishte përballur me greva të mëdha nga kompania e transportit hekurudhor SNCF, pasi punëtorët kishin kundërshtuar planet për hapjen e një rrjeti të ri hekurudhor, që shihej si konkurrues, dhe kishin kundërshtuar politikën për ndërprerjen e përfitimeve jetësore për punëtorët e rinj. Edhe pas kritikave të shumta, ajo arriti që të kalonte një projektligj me këto ndryshime.

Borne më herët po ashtu ka punuar si shefe e stafit të politikanes socialiste, Ségolène Royal, si dhe ka mbajtur postin e ministres së Ekologjisë gjatë kohës kur Francois Hollande ishte president.

Më 2015 ajo ishte bërë shefe ekzekutive e kompanisë shtetërore të transportit, RATP, që operon me metronë e Parisit.

Më 2017, ajo iu bashkua partisë centriste të Macronit. Në Qeverinë e parë të Macronit ajo fillimisht ishte emëruar ministre e Transportit dhe më pas e dikasterit të Tranzicionit Ekologjik.

Borne është gruaja e dytë në postin e kryeministres, pas Edith Cresson, e cila ka shërbyer në këtë post në periudhën 1991-1992 gjatë mandatit të presidentit socialist, Francois Mitterrand./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RANË NGA MALI I ÇIKËS/ Turisti holandez niset me helikopter drejt Traumës
Previous article HAKERËT RUSË NISIN "LUFTË BOTËRORE"/ Sulmohen shtetet më të fuqishme, mes tyre edhe shtete Europiane

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT