• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMËRIMET/ Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi betohen para Presidentit
Home
Politikë

EMËRIMET/ Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi betohen para Presidentit

4 January, 2021 F.autor Politikë

Sot në orën 17:00 u mblodh parlamenti dhe votoi në seancën e jashtëzakonshme shkarkimin me 95 pro të kryeministrit Rama si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

U votua me 94 vota pro Olta Xhaçka si ministre e Jashtme dhe gjithashtu me 94 vota pro Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes. Xhaçka mori 4 vota kundër dhe 1 abstenim ndërsa Peleshi 3 kundër dhe 2 abstenim.

Ndërkohë në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot pasdite ceremonia e betimit të dy anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj.Olta Xhaçka dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Presidenti i  Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROJTËSI SHQIPTAR BËRI DEBUTIMIN ME NAPOLIN/ Menaxheri Aliaj zbulon të ardhmen e Rrahmanit: Do të luajë për…
Previous article CR7 ARRITI SHIFRËN 757 GOLA NË KARRIERË/ Ronaldo i theu rekordin, legjenda Pele nuk eshte dakord. Shikoni çfarë shkruan...

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT