• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Elvana Gjata sërish në Tiranë! Ja detajet ekskluzive të koncertit (FOTO)
Home
Showbiz

Elvana Gjata sërish në Tiranë! Ja detajet ekskluzive të koncertit (FOTO)

30 January, 2018 luljetaautor Lifestyle, Showbiz

Prej më shumë se një viti tashmë këngëtarja Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria, për të krijuar karrierën e saj muzikore jashtë vendit.
Gjatë kësaj periudhe ajo ka publikuar klipin e parë në anglisht “Forever is Over” me David Guettën, një ndër artistët më të famshëm në botë.

Gjithashtu pak kohë më parë solli dhe versionin akustik të kësaj kënge duke rikonfirmuar edhe njëherë aftësitë e saj vokale. Në rrjete sociale e kemi parë gjithnjë e më aktive me sete fotografike, momente udhëtimesh, takime etj duke treguar se Elvana nuk humb asnjë sekond për të realizuar qëllimet dhe ëndrrat e saj.

Megjithatë në asnjë çast ajo nuk e ka larguar Shqipërinë nga vëmendja e saj dhe fakt për këtë është edhe koncerti që do të mbajë në Tiranë. Sipas burimeve mësohet se data e koncertit është caktuar e shtuna e 3 shkurtit, datë e cila përkon edhe me ditëlindjen e Elvanës.

Këngëtarja do të realizojë një koncert me shumë pak të ftuar special, në një nga hotelet më të njohura në vend, ku do të performojë live këngë të reja. Si kompozitorin e saj pas shkëputjes përfundimtare me Flori Mumajesin dhe Threedots, Gjata ka zgjedhur t’i besojë kantautorit të njohur shqiptar Pirro Çako, i njohur për stilin e tij unik në bërjen e baladave.

E pikërisht burime për Express bëjnë të ditur gjithashtu se Elvana atë mbrëmje do të këndojë për herë të parë disa balada të reja të kompozuara nga Çako, duke kujtuar këtu edhe versionin akustik prej 5 baladash që ajo solli vite më parë me rastin e festës së Shën Valentinit.

Ky është vetëm një nga projektet e shumta të këngëtares mjaft të dashur nga shqiptarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Enigma e ATENTATIT MAFIOZ/ SOT edhe shpallet në kërkim, edhe i nis gjyqi në mugesë. Flet avokati i Domart Konjarit
Previous article Atentati mafioz/ Historia e Dëfrim Kasmit dhe pseudonimet “FANTAZMA”ose "QORRI". Si qëndron e vërteta

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT