• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Atentati mafioz/ Historia e Dëfrim Kasmit dhe pseudonimet “FANTAZMA”ose “QORRI”. Si qëndron e vërteta
Home
Breaking News

Atentati mafioz/ Historia e Dëfrim Kasmit dhe pseudonimet “FANTAZMA”ose “QORRI”. Si qëndron e vërteta

30 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Trafiku i drogës dhe historia e vrasjeve kanë rrethuar vazhdimisht 41-vjeçarin Dëfrim Kasmi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz poshtë pallatit të tij në Tiranë.

Ai kishte ndërruar emrin nga Dëfrim në Devi Kasmi për shkak të hasmërive kriminale me Domart Konjarin, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për atentatin.

Tvklan.al ka mundur të mësojë të tjera detaje rreth viktimës. Dëfrim Kasmi njihej me pseudonimin Dëfrim “qorri”. Ai njihej ndryshe edhe si “fantazma”. Asnjë foto e tij nuk është ende publike dhe për këtë arsye ai njihej me nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën.

Dëfrim Kasmi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë. Pista ku po heton policia për vrasjen e tij, është ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Evropë.

Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku 41-vjeçari u vra nga dy persona me motor, u gjetën edhe dy pistoleta. Armët e zjarrit i përkisnin viktimës, të cilat i mbante gjithmonë me vete pasi ruhej për shkak të konflikteve ku ka qenë i përfshirë. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Tiranë, policia gjeti rreth 3 kilogramë kokainë dhe një kallashnikov me silenciator që i përkisnin viktimës.

Miqësia e ngushtë që u kthye në armiqësi

Policia e Tiranës zyrtarisht ka shpallur në kërkim Domart Konjarin si një nga të dyshuarit e vrasjes së Dëfrim alias Devi Kasmi. Domart Konjari, Dëfrim Kasmi dhe Franc Konomi kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin dhe trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut drejt Spanjës dhe Francës. Më pas miqësia mes tyre u prish për shkak të një konflikti dhe shkak për këtë ishte Franc Konomi. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz në vitin 2010.

Mendohet se grupi i Dëfrim Kasmit ishte prapa ekzekutimit të Franc Konomit. Për të marrë hak, grupi i Domart Konjarit gjeti vendndodhjen në Spanjë ku po qëndronte Dëfrim (Devi) Kasmi. Domart Konjari së bashku me një shokun e tij të paidentifikuar tentuan ta vrasnin. Dy palët u përleshën me njëri-tjetrin dhe Dëfrim Kasmi mundi t’iu merrte pistoletën Konjarit. Këtë të fundit e la të plagosur, ndërsa mikun e tij e vrau. Që prej ateherë, ka pasur vazhdimisht hasmëri mes Domart Konjarit dhe Devi Kasmit. TvKlan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elvana Gjata sërish në Tiranë! Ja detajet ekskluzive të koncertit (FOTO)
Previous article Goca vini re! Dashuria e jetës dhe mashkulli i jetës nuk janë e njëjta gjë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT