• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ELIMINIMI I DARKËS ZGJIDHJE PËR TË RËNË NGA PESHA? Mësoni ku po gaboni
Home
Shëndet

ELIMINIMI I DARKËS ZGJIDHJE PËR TË RËNË NGA PESHA? Mësoni ku po gaboni

9 September, 2021 s.autor Shëndet

Të gjithë ata që mendojnë se eliminimi i darkës është një zgjidhje e mirë për të rënë nga pesha, gabohen. Sa herë që ke provuar të flesh me stomakun bosh, ke vënë re që nuk ke bërë gjumë të qetë. Sipas dietologëve, abuzimi me darkën është bërë i shpeshtë te shumë njerëz dhe arsyeja për t’u ndier më lehtë nuk qëndron. Kështu, janë disa arsyet që tregojnë se nuk duhet të flesh asnjëherë pa ngrenë darkë:

Ndihmon të humbasësh peshë

Po, e lexove mjaft mirë! Të hash snack të ndryshëm para gjumit, në të vërtetë ndihmon metabolizmin të ruajë peshën ideale duke mbajtur në nivele të qëndrueshme nivelin e sheqerit. Ndjesia e të shkuarit në shtrat me stomak bosh ndikon që të nesërmen të hash pa masë. Edhe nëse nuk je e uritur, një sallatë do të të ndihmojë për t’u ndier më mirë.

Ndihmon gjumin

Ngrënia darkë të ndihmon më shumë për të pasur një gjumë të qetë gjatë natës. Shumë njerëz mendojnë se bëjnë gjumë më të qetë nëse nuk hanë darkë, por nuk është kështu. Mënyra më e thjeshtë për të bërë një gjumë të qetë është të hash një sallatë ose kos, një patate të ëmbël me vaj kokosi dhe kanellë, ose dhe banane me kos.

Ndërsa fle, organizmi vazhdon akoma të punojë

Kjo është një arsye tjetër pse duhet të hash para se të flesh. Organizmi edhe gjatë gjumit vijon punën dhe nëse nuk e ndihmon duke i dhënë ushqim, atëherë do të jetë e vështirë të ruash peshën ideale dhe të humbasësh peshë. Vetëm me ushqime të lehta, pas dy javësh, do të kuptosh që do ta ndiesh më mirë organizmin.

Stomak i mbushur do të thotë sheqerna të qëndrueshme – gjumë i qetë, jetë e shëndetshme

Nevojat për gjumë janë të ndryshme, ndoshta edhe të ekzagjeruara. Gjumi ndikon në imunitet, në rritjen e nivelit të energjisë, metabolizmin, dëshirat dhe peshën. Sa më mirë të flesh gjatë natës, aq më mirë do të ndihesh të nesërmen.

Ndihmon të kesh më shumë sukses

Një snack para gjumit të ndihmon ta mbyllësh ditën të plotësuar dhe trupi të përcaktojë një ditë tjetër suksesi. Pse ta privosh veten kur darka ndihmon të jesh më e shëndetshme. Kështu, kos me fruta, lëng frutash, akullore me fruta etj. Fillo ta kesh përparësi darkën dhe do ta ndiesh veten më të shëndetshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM E ËMBËL, POR SHUMË..."/ Kjo është infermierja që çmendi djemtë në ‘Për’Puthen” (FOTO)
Previous article DJEGIA E SPITALIT COVID NË TETOVË/ Zoran Zaev: Shumë jetë janë shuar, do të përcaktohen shkaqet e zjarrit

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT