• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ELIDA DAKOLI/ Rrëfimi i një pianisteje shqiptare: Do të duhet kohë për Shqipërinë që njerëzit…
Home
Kulturë

ELIDA DAKOLI/ Rrëfimi i një pianisteje shqiptare: Do të duhet kohë për Shqipërinë që njerëzit…

16 June, 2018 F.autor Kulturë

Elida Dakoli, një pianiste e talentuar nga Shqipëria që jep koncerte në shumë qytete të Amerikës, ishte këtë javë në Uashington për një recital dhe për të treguar përpara një audience se si familja e saj i mbijetoi komunizmit. Ajo tha se në Shqipëri do të duhet kohë që njerëzit ta kuptojnë se çfarë kanë kaluar, sepse ata janë ende nën efektet e vështirësive të tranzicionit.

Elida Dakoli mbërtheu vëmendjen e dhjetra të pranishmëve me tingujt delikatë dhe elegantë të pianos së saj.

Ajo jeton në Teksas, pas një karriere që mund të quhet mjaft e suksesshme me standardet amerikane. Sot ajo mban doktoratën për arte muzikore nga Universiteti Shtetëror i Luizianës.

Elida interpretoi në një sallë të Uashingtonit, një objekt nëntokësor në zonën e quajtur Dupont Circle që i ngjan një tuneli dhe ku janë ekspozuar imazhe të atyre që vuajtën në Gulagun sovjetik gjatë komunizmit.

Organizator i aktivitetit ishte Fondacioni për Përkujtimin e Viktimave të Komunizmit. Marion Smith, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit tha se Elida përfaqëson jo thjesht një pianiste të talentuar:

“Ajo na dha një shfaqje të bukur. Ne mësuam historinë e saj, mësuam se si ajo u bë një pianiste e shkëlqyer në një regjim totalitar që ishte kundër saj dhe kundër familjes së saj. Ajo kuptoi bukurinë e muzikës, ajo mbijetoi. Muzika dhe talenti i saj i mbijetuan regjimit totalitar të Enver Hoxhës.”

Elida erdhi të interpretojë këtu, sepse ajo ruan kujtime të dhimbshme nga vuajtjet që kaloi familja e saj nën komunizmin shqiptar.

Familja e saj nga ana e babait dhe e nënës pati një fat mjaft të dhimbshëm:

E pyetur se si e shpjegon mungesën e ndjeshmërisë që ekziston në Shqipëri për atë që hoqën njerëzit gjatë komunizmit, ajo thotë:

“Mendoj se do të duhet kohë për Shqipërinë që njerëzit ta kuptojnë se çfarë kanë kaluar. Mendoj se ata janë ende në atë periudhë tranzicioni që është ende shumë e vështirë dhe ata po përpiqen të përballojnë jetën nga dita në ditë, jetën që do të thoja është ende e vështirë”.

Elida është sot fytyra e kompanisë prestigjoze amerikane të pianove Mason & Hamlin. Së shpejti ajo do të shkojë në Shqipëri për të dhënë koncerte dhe do të çojë një piano, një dhuratë e saj dhe e kolegëve të saj në Dallas.

Bashkë me pianon ajo do të çojë në Shqipëri një pjesë të ndjenjave dhe do të flasë për një kauzë që ndikoi mjaft në jetën dhe karrierën e saj./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI/ Bebe Rexha: I kam goditur dyert derisa jam gjakosur për...
Previous article FALSIFIKONTE DOKUMENTA/ Kush është Shkëlqim Haxhiaj, 60 vjeçari nga Fieri që...

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT