• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ELEZ BIBERAJ LARGOHET NGA DREJTIMI I VOA/ Arsyeja: Qëndroi jashtë ndikimeve të kampit Trump
Home
Aktualitet
Media

ELEZ BIBERAJ LARGOHET NGA DREJTIMI I VOA/ Arsyeja: Qëndroi jashtë ndikimeve të kampit Trump

9 December, 2020 F.autor Media, Politikë

Mediat amerikane raportojnë se administrata në ikje e presidentit Trump vijon përpjekjet për të mbajturt  nën kontroll televizionin dhe radion Zëri Amerikës.

E gjitha kjo vetëm e vetëm që VOA në politikën e saj editoriale mos të kritikojë Donald Trump.

Sipas medias amerikane NPR Michael Pack drejtor i  Agjencisë Amerikane  për Median globale, i  emëruar nga presidenti Trump, kërkon të emëroj si drejtor të Zërit të Amerikës Robert Reillyin, me pikëpamje  të hapura konservatore.

Në postin e drejtorit të VOA si i komanduar 6  e fundit ka shërbyer shqiptari Elez Biberaj i cili ka ndjekur një politikë editoriale,  jashtë ndikimeve të kampit Trump.

Për ti hapur rrugë emërimit të Robert Reilly,  Michael Pack drejtor i  Agjencisë për Median globale, prej të cilës varet VOA, ka informuar Elez Biberajn se përballë dorëheqjes apo daljes në pension ai të rikthehet në pozicionin e mëparshëm si drejtor për Euro-azinë.

Media  amerikane NPR thekson se Elez Biberaj gazetari veteran  në Zërin e Amerikës u emërua nga vetë Pack si drejtor i komanduar  i  VOA dhe se ai mund të largohej në çdo kohë nga ky post.

Megjithatë prej Korrikut e deri në Dhjetor Elez Biberaj asnjëherë nuk iu kundërvu publikisht Michael Pack por në mënyrë të shpeshtë i përsëriste redaksisë së lajmeve, rëndësinë e pavarësisë dhe kredibilitetin të VOA.

Kjo bëri që Michael Pack në mënyrë publike të kundërshtonte një valë raportimesh investigative të gazetarëve të VOA që sipas tij ishin të njëanshme anti-Trump.

Përballë kësaj situate Elez Biberal javën e shkuar i dërgoi një letër stafit të tij duke I uruar sukses pasardhësit.

“Gjashmë muajtë e fundit mbase kanë qenë më sfiduesit në historinë e Zërit të Amerikës” shkuan Elez Biberaj i cili thekson se mardhënia mes Agjencisë Amerikane për Median Globale dhe Zërit të Amerikës është për ta ardhur keq që ishte e kundërt”.

“Disa zyrtarë të agjencisë dështuan të respektojnë rregullat, protokollet dhe proceset që unë i konsideroj të pa cenueshme. Tentativat për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës janë kërcënim për të minuar kredibilitetin e fituar me shumë punë në një kohë kur demokracia globale po bën hapa pas dhe kërcënimi ndërkombëtar po kërcënon vlerat dhe udhëheqjen e SHBA”.

Ky zhvillim me Zërin e Amerikës, që ka një audiencë botërore prej 350 milion njerëzisht zhvillohet në një kohë kur me të gjitha gjasa presidenti I ardhshëm Joe Baiden mund të shkarkojë Michael Pack drejtor i  Agjencisë Amerikaner  për Median Globale.

Sipas mediave amerikane kjo që është duke bërë Trump nuk ka ndodhur asnjëherë më parë pasi sa herë që Republikanët kanë patur presidencën,  nuk kanë trazuar punët e Zërit të Amerikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U REVOLTUA DUKE THËNË SE KA KËRCËNUAR PRIVATËSINË/ Shqipja i bën thirrje publike Andit: A ke guxim... (FOTO)
Previous article RIHAPJA E DOSJEVE/ Plarent Dervishaj në arrati, avokati: Vrasja e Lamajt? S’e njohim fare dëshmitarin

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT