• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ELBASAN-QAFË THANË/ Balluku inspekton punimet në lotin 3: Aks i rëndësishëm, pjesë e korridoreve europiane
Home
Politikë

ELBASAN-QAFË THANË/ Balluku inspekton punimet në lotin 3: Aks i rëndësishëm, pjesë e korridoreve europiane

10 December, 2024 s.autor Politikë

Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote. Krahas ndërtimit të trupit të rrugës punohet edhe për ngritjen e veprave të artit, ku përgjatë këtij aksi parashikohen disa vepra të rëndësishme. Pjesë e projekti, për këtë vepër e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shkurton distancës edhe mes kryeqytetit dhe zonës juglindore, është edhe mbrojtja lumore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën ecurinë e punimeve në lotin 3, i cili përfshinë segmentin pranë Urës së Murrashit në zonën e Librazhdit

“Punimet po ecin me ritme të mira. Jemi në rreth 56% të ecurisë fizike në këtë kantier, i cili është i ndarë në dy zona. Zona e parë është në Fushë Labinot ,lidhet me përfundimin e bypassi-t të Elbasanit, që është një projekt tjetër pjesë e Korridorit VIII. Aty punimet janë pothuajse drejt fundit pasi kanë qenë relativisht të thjeshta. Është formuar trupi i rrugës dhe së shpejti fillojnë shtresat e stabilizantit. Në pjesën e dytë, një gjatësi rreth 800 metra, është pak më komplekse situata pasi kemi një vepër arti gjigande”, u shpreh Gjyli referuar ecurisë së punimeve në këtë kantier.

Elbasan-Qafë Thanë është një projekt ndërkufitar ku është duke u punuar njëkohësisht në të dyja vendet, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Mes dy vendeve do të ketë edhe një pikë të re kufitare.

“Interesante është ndërtimi i këtyre dy urave paralele që janë dy korsitë e autostradës së Korridorit të VIII, të cilat shkojnë dhe bashkohen në tunelin e lotit të 5-të, për të kaluar në zonën tjetër, në zonën e Librazhdit. Shqipëria ka këtë fat të shikojë këto vepra madhore të cilat ndërtohen, për të thënë të drejtën Europa ka dekada që i ka ndërtuar. Ka shumë pak vepra të tilla që zhvillohen sot, siç është porti i ri në Porto-Romano apo siç është ndërtimi i Korridorit të VIII apo aeroporti i Vlorës”, tha Balluku.

Korridori VIII është pjesë e korridoreve europiane, ndërkohë që një komponent tjetër i tij është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore, një projekt për të cilin Qeveria Shqiptare ka avancuar ndjeshëm.

“Këtu nuk ndërtohet thjesht Korridori VIII përsa i përket një autostrade të re, por ka edhe një komponent tjetër që është ai i hekurudhës, për të cilin ne, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka aplikuar në fondet e WBIF-it për t’u mbështetur, siç kemi marrë mbështetje edhe për hekurudhën Tiranë-Durrës, ashtu edhe për atë Vorë-Hani i Hotit. Ne kemi marrë mbështetje edhe për Durrës-Rrogozhinën dhe presim tashmë të na miratohet edhe fondi përsa i përket nga Rrogozhina deri në Pogradec. Kështu që të gjitha këto vepra të mëdha infrastrukturore që ne ndërtojmë ndërthuren me njëra-tjetrën”, bëri të ditur Zëvendëskryeministrja. Loti 3 ka një gjatësi prej 2.36 kilometra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË MIRDITË/ 51-vjeçari vdes duke punuar, i bie mbi trup transmisioni i ekskavatorit që po rregullonte
Previous article IZRAEL/ Netanyahu dëshmon në gjyq, akuzohet për rryshfet dhe mashtrim, rrezikon 13 vite burg

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT