• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ekzekutimi i organizatorit të arratisjeve të Alket Rizait, Interpoli: Vrasësit janë shqiptarë!
Home
Aktualitet
Kronikë

Ekzekutimi i organizatorit të arratisjeve të Alket Rizait, Interpoli: Vrasësit janë shqiptarë!

25 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Kronikë

Autorët e vrasjes së Vassilis Stefanakos, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, mund të jenë vrasës shqiptarë me pagesë.
Kjo është një nga pistat e hetimit më të lakuara së fundmi nga mediat helene.

Sipas të dhënëve të fundit hetimore, autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë AND-je, ç’ka ngre dyshime të forta se bëhet fjalë për profesionistë, që e kanë përgatitur prej kohësh krimin. Sipas pamjeve të një videokamere sigurie që ka regjistruar momentet e krimit, ekzekutori i afrohet “BMW-së” së zezë në të cilën po hynte 57-vjeçari dhe qëllon me armë zjarri. Ai ndihmohet nga një person i dytë, i cili drejtonte motoçikletën.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se arma që qëlloi Stefanakos, nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë krim tjetër.

Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen “Hajdari” të Athinës.

Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskonte thuajse përditë.

Atij i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.

Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas, raporton Syri.net.

Në një reagim për mediat pas krimit, Alket Rizai tha: “Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.

Rizai, në rrëfimin për “Gazetën Shqiptare” shtoi: “Me Vasilis Stefanakos ishin thjesht të njohur dhe se ishin akuzuar në 2006 bashkë. Po nuk kemi asnjë lidhje me njëri-tjetrin”

Interpoli është informuar për çështjen duke u përpjekur të identifikojë persona të “dyshimtë” kryesisht nga Shqipëria, që kanë hyrë në Greqi para vrasjes dhe janë larguar së fundmi, për të arritur të ndonjë i dyshuar i mundshëm, raportojnë mediat greke.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Barcelona dyfishon shifrat, Messi autor i golit
Previous article Varfëri EKSTREME/ Ja si mbijetojnë me 72 mijë lekë familja me 7 anëtarë

luljetaautor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT