• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË LAÇ/ Dëshmia e kamerierit: Ndihmova djemtë e Paulinit për të çuar babain tek makina por…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI NË LAÇ/ Dëshmia e kamerierit: Ndihmova djemtë e Paulinit për të çuar babain tek makina por…

25 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në vijim të hetimeve të para për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Laç, policia dhe prokuroria e Kurbinit ka marrë në pyetje kamarierin e lokalit, A.H. Ky i fundit është njeriu i vetëm që ka parë të gjithë skemën e krimit dhe personi që ka vënë re i pari praninë e makinës, por ka menduar se janë klientë dhe është pozicionuar në banakun e recepsionit. Kamarieri tregon se pas ikjes së autorëve ka ndihmuar dy djemtë e Paulin Gjergjit të hipin babain e tyre të plagosur në makinë dhe mandej ka shkulur pajisjen DVR, që shërben për ruajtjen e pamjeve filmike. Ai tregon se ka njoftuar dhe policinë e Laçit, por linja 129 ka qenë e zënë.

Sipas tij policia ka mbërritur në vendngjarje me 30 minuta me vonesë. Në dëshminë e dhënë para grupit të hetimit A.H. tregon se ”…isha në banak kur kam parë një automjet që ka kaluar në rrugë, përpara hotelit. Pasi ka kaluar pak metra është ndaluar dhe ka ecur mbrapsht, duke hyrë në parkimin e hotelit. Pasi ka kaluar pak metra është ndalur, duke lëvizur mandej mbrapsht dhe hyrë në parkimin e hotelit. Kam menduar se mund të ishte ndonjë klient, për ndonjë dhomë hoteli dhe kam shkuar për tek recepsioni. Sapo jam afruar kam parë dy persona të maskuar dhe me rroba me mbishkrimin “Policia”, të cilët kishin armë automatike në dorë, të cilët kanë hyrë te “Bar-Kafeja” e hotelit. Mandej kam dëgjuar të shtëna armësh…”-rrëfen kamarieri.

Ai ka pohuar se është shtrirë tek recepsioni dhe nuk ka lëvizur për rreth dy ose tre minuta, derisa kanë përfunduar të shtënat e armëve. Ai ka treguar në polici se ka dëgjuar shumë të shtëna me breshëri, por nuk i ka parë personat që kanë qëlluar.

“…Më pas kanë ardhur dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve po bërtiste dhe po shante…kuptohej se ishte djali i njërit prej klientëve që ishin plagosur…”-thotë kamarieri. Ky i fundit thotë se ka ndihmuar dy djemtë e Paulin Gjergjit, që të hipnin në makinë “Range-Rover” babain e tyre, ndërsa personi tjetër nuk kishte asnjë shenjë jete. Kamarieri thotë se ka telefonuar pronaren e hotelit duke njoftuar se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij, pronari i ka lënë porosi që të shkulte aparaturën e pamjeve filmike DVR-në, pasi kishin frikë se mos autorët ktheheshin dhe merrnin aparaturën e ruajtjes së pamjeve filmike dhe zhduknin provat. DVR-ja është marrë nga pronarja e cila është marrë në pyetje dhe ka treguar momentin e orientimit të kamarierit që të shkulte DVR e pamjeve filmike, dhe pasi në hotel është paraqitur një oficer policie ajo DVR-në, ja ka dorëzuar policisë. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULARI I BASHËS PËR KANDIDATËT/ Duhet të kenë sëpaku tre shokë fakulteti, të mos pinë alkol e drogë
Previous article KORONAVIRUSI/ Deklarata e kreut të OBSH-së: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT