• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË FIER/ Zbardhet dëshmia e gruas së Ahmet Toskës: Po shkonim në punë, autori e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI NË FIER/ Zbardhet dëshmia e gruas së Ahmet Toskës: Po shkonim në punë, autori e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap

26 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

50 vjeçari Ahmet Toska u vra mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e quajtur “Sheq i Madh” nga një person i maskuar, i cili e qëlloi vetëm njëherë në kokë duke i marrë jetën dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Toska u vra në derën e shtëpisë, sapo doli bashkë me bashkëshorten e tij dhe po shkonin në punë. Gruaja e tij, e cila pa gjithë ngjarjen, ka thënë në Polici se autori ishte i maskuar dhe pasi qëlloi u largua me vrap.

“Ishim duke shkuar në punë. Personi ishte me maskë”, i ka thënë ajo hetuesve.

Rreth 12 kamera sigurie janë sekuestruar nga Policia, të cilat mbulojnë gjithë zonën ku u vra Ahmet Toska dhe rrugën që ka ndjekur autori. Vrasja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në orën 06.00, ndërsa shkaku i ngjarjes së rëndë që ka tronditur Fierin nuk dihet ende.

Bashkëshortja e viktimës ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga fqinjët pas vrasjes së burrit, por ishte shumë vonë pasi ai ndërroi jetë në vend. “E qëlloi në kokë dhe u largua me vrap. Kërkova ndihme nga fqinjët por ishte shume vonë”, ka thënë ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU DHE DOGJI SHOKUN E NGUSHTË/ 22-vjeçari shqiptar dënohet me burg përjetë (DETAJET)
Previous article PËR NJË "NATË VAJZASH"/ Këto janë 10 komedi romantike të 2020-ës, që mund të shihni

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT