• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË FIER/ Vëllai i viktimës i shpëtoi një atentati në 2016. Dyshohet se u vra për…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI NË FIER/ Vëllai i viktimës i shpëtoi një atentati në 2016. Dyshohet se u vra për…

1 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkëlzen Kastrati, shtetasi i ekzekutuar paraditen e sotme në qytetin e Fierit, është vëllai i Kelmend Kastratit, i cili më 8 janar 2016 mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri dhe ku humbi jetën Denis Kasa.

Tre shokët ishin duke lëvizur me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku.

Ngjarja për të cilën akuzohen Ermal Binjaku, Ilir Memushaj dhe Ylli Nazëraj, ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit të vitt 2016, shkruan ‘Ora news’.

Denis Kasa, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit, ishte duke udhëtuar me dy shokët e tij me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku.

Sipas asaj që raportonte policia në vitin 2016, drejtuesi i mjetit (Kasa), ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka tentuar që të largohet, por ka mbetur i vrarë, ndërsa janë plagosur rëndë Kastrati dhe Margariti.

Makina me të cilën ata udhëtonin, është përfshirë nga flakët, kurse autorët e krimit janë larguar me një automjet tip “Toyota” me targa të huaja, i cili u gjet i djegur në rrugën e vjetër Fier-Kolonjë (rreth 2 km larg vendit ku ndodhi atentati).

Pak orë pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi Ilir Memushajn. Ai u kap në aksin rrugor Skelë-Vlorë. Sipas policisë, Memushaj ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Audi A4” me ngjyrë të zezë dhe se mjeti ishte marrë me qira në Tiranë.

Familja Kastrati ka probleme me një tjetër familje në Fier dhe policia dyshon se për këtë shkak, kanë ndodhur disa ngjarje të rënda në Fier.

Vëllai i viktimës që u ekzekutua sot, ka qenë gjithashtu i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë.

Ai po ashtu ishte vënë nën hetim dhe për një plagosje të ndodhur më herët në Fier.

Sa i përket ngjarjes së sotme, dyshohet se Shkëlzen Kastrati, rreth 42 vjeç, është qëlluar nga afër me disa plumba nga një autor i vetëm, i cili pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë tip “Range Rover”, i cili u gjet i djegur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJEN LAJMI/ Izraeli njeh Kosovën sipas marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë
Previous article MARRËVESHJA KOSOVË-IZRAEL/ Xhaçka: Ngjarje historike, rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT