• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI ME 12 PLUMBA/ Babai i dy fëmijëve lëvizte ma makinë të blinduar, VRASJA e tropojanit u porosit nga…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI ME 12 PLUMBA/ Babai i dy fëmijëve lëvizte ma makinë të blinduar, VRASJA e tropojanit u porosit nga…

3 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi i 40- vjeçarit me origjinë nga Tropoja dyshohet se është porositur nga jashtë Shqipërisë.

Kjo është pista kryesore që po heton Prokuroria e Durrësit lidhur me vrasjen e Feriz Bardhit. Mësohet se 40-vjeçari kishte konflikte të hapura në Itali, atje ku ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktivitetin e trafikimit të drogës.

Për këtë arsye, Bardhi kishte marrë masa për t’i paraprirë ndonjë atentati të mundshëm. Babai i dy fëmijëve, kohët e fundit lëvizte me makinë të blinduar. Por, ai u godit në një moment kur nuk e priste, në mes të ditës dhe në derën e vilës së tij që kishte blerë kohët e fundit në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Bardhi ishte përfshirë në trafikimin e kokainës në Itali dhe kishte krijuar përplasje dhe konflikte me trafikantët atje. Pak orë pas ngjarjes, që tronditi qytetin e Durrësit të enjten e 1 gushtit, në një kohë që sezoni veror është në pikun e tij, Policia ka shoqëruar disa persona pas vrasjes së Bardhit, që kishte vetëm pak kohë që ishte zhvendosur nga Shën Vlashi, periferi e qytetit bregdetar, për të jetuar në Durrës.

Mes të shoqëruarve, janë edhe familjarë të viktimës dhe persona qe janë gjendur në vendin e ngjarjes në momentin e krimit si dhe disa prej shokëve me të cilët i riu shoqërohej kohët e fundit. Ata janë marrë në pyetje nëse kishin dijeni të ndonjë konflikti të tij kohët e fundit apo edhe më herët. Por, vrasja dyshohet për aktivitetin e drogës në Itali dhe hetuesit nuk shohin ndonjë shkak të mundshëm që lidhet me vendlindjen.

“Kemi shoqëruar një numër të madh personash që mund të kenë dijeni apo mund të na ndihmonin në hetimet që po kryejmë për ngjarjen. Mes tyre janë familjarë, të afërm, shokë me të cilët shoqërohej kohët e fundit dhe persona që u gjendën rastësisht në momentin e krimit. Por, sipas tyre, Ferizi nuk kishte probleme apo konflikte të hapura në Shqipëri. Në këto kushte, dyshojmë se porosia për vrasjen e tij ka ardhur përtej Adriatikut, ku na rezulton se ka pasur probleme”, thanë burime nga grupi hetimor.

Në vendin e krimit nuk ka pasur kamera sigurie, gjë e cila vështirëson akoma edhe më shumë punën për identifikimin e dy personave që morën pjesë në vrasjen e 40- vjeçarit. Vetë Ferizi do të vendoste kamerat e sigurisë në vilën e sapoblerë, por teknikët nuk kishin ardhur për të bërë montimin e tyre.

Mospraninë e kamerave e kanë pikasur edhe ekzekutorët, të cilët krimin e kryen në derën e shtëpisë. Si duket, ata e kanë mbajtur nën vëzhgim Bardhin, i cili sapo ishte kthyer në shtëpi, duke parkuar makinën e blinduar disa metra larg banesës.

Ekzekutorët nuk kanë vepruar në këtë moment, pasi ngjitur më vilën e Bardhit po punonin disa punëtorë në një objekt të ri. Ata e kanë lënë të futej brenda në vilë dhe, pasi kanë pritur disa minuta, e kanë thërritur në emër. Në momentin që Bardhi doli, ata e pyetën nëse ishte ai dhe e qëlluan me 12 plumba. Autorët dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin u larguan pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, brenda së cilës janë gjetur edhe armë.

Feriz Bardhi është arrestuar në vitin 2012 bashkë me Arif Qelinë. Ata u kapën me një makinë “BMW X6”, të cilën Qelia e kishte marrë nga kompania ku punonte. Brenda në makinë u gjet një sasi prej 700 gramësh kokainë e pastër, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 100 mijë eurosh. Sipas hetuesve italianë, ata nuk ishin shpërndarës të thjeshtë, por një shkallë më lart.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHTATË SEZONESH/ Schone “divorcohet” me Ajax, kalon në Serie A tek...
Previous article LËVIZTE ME ARMË NË BREZ/ Çfarë ndodhi sot me të riun nga Tirana kur... (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT