• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI MAFIOZ I SHQIPTARIT NË ITALI/ Policia italiane arreston vrasësin e dyshuar (FOTO+DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI MAFIOZ I SHQIPTARIT NË ITALI/ Policia italiane arreston vrasësin e dyshuar (FOTO+DETAJET)

8 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Komos në Itali ka zhvilluar 5 arrestime sot në mëngjes, njëra prej të cilëve është për vrasje. Ndërsa, policia e vendit fqinj ka arritur që të çmontojë edhe një grup kriminal shqiptaro – italian, që merrej me veprimtari të ndryshme të jashtë-ligjshme.

Karabinierët e stacionit policor në Trevizo dhe karabinierët e Komos në bashkëpunim me ekipin e Reggio Kalabrias, arrestuan 5 persona, ndërsa kërkuan për 12 të tjerë pas një hetimi kompleks të drejtuar nga prokuroria e rrethit të Venecias, që hodhi dritë për një trafik të gjerë antidrogë midis Venetos, Lombardisë dhe Kalabrisë, dhe gjithashtu u drejtua drejt vendeve të Evropës Lindore dhe Veriore (Shqipëri, Rumani, Angli dhe Gjermani), raportojnë mediat italiane.

Sipas hetuesve, krimet janë rezultat i një partneriteti shumë të vendosur midis familjeve italiane dhe shqiptare. Gjatë dy viteve të hetimit, policia sekuestroi 350 kilogramë marijuanë dhe 270 gram kokainë, substanca doping dhe amfetamina, duke arrestuar 8 persona në flagrancë.

Besnik Metaj quhet personi, që dyshohet se është përfshirë në këtë rrjet, ndërsa u gjet i pajetë në provincën e Komos. Metaj dyshohet se është vrarë për shkak të mos-marrëveshjeve për cështje të trafikut të drogës. Trupi i Besnikut ishte gjetur pjesërisht i varrosur në pyllin e malit Cornizzolo, në komunën Eupilio, në provincën e Komos, krejtësisht lakuriq, me plumba në kokë. Të gjitha ishin shenja të një ekzekutimi të vërtetë.

Karabinierët kanë njoftuar se për këtë krim u arrestua sot një person. Ai jetonte në familjen italiane të Varca-Crivaro, ndërsa me origjinë ishte nga Kopliku i Shqipërisë. Burri do të përgjigjet për vrasjen dhe për fshehjen e trupit të Besnik Metajt, por edhe për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADRIJAN ÇAPJA I SHTRUAR TE TRAUMA/ Ka një plumb në shpatull, në spital qëndrojnë 4 efektivë të armatosur (DETAJET)
Previous article SOCIALISTËT SUGJEROJNË DITËN E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE/ Balla: 9 maji 2021 datë kuptimplotë. Presidenti ta shqyrtojë

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT