• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI MAFIOZ I KRISTIAN MARKUT/ Si u zbulua atentati i 13 janarit, saga e gjakmarrjes mes fiseve Reçi dhe Gjini
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI MAFIOZ I KRISTIAN MARKUT/ Si u zbulua atentati i 13 janarit, saga e gjakmarrjes mes fiseve Reçi dhe Gjini

20 May, 2025 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” solli ekskluzivisht këtë të martë detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Kristian Markut, i njohur edhe me pseudonimin Kristi Bardhi, i çili ishte viktima më e fundit e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjesh mes dy fiseve të njohura në veri të vendit, Reçi dhe Gjini.

Një konflikt i trashëguar që nuk njohu asnjë kompromis dhe nuk kurseu jetë njerëzish për dekada me radhë. Tashmë, edhe emri i tij shtohet në listën e gjatë të viktimave të kësaj lufte të heshtur e të përgjakshme.

Pas muajsh në arrati dhe lëvizjesh të vazhdueshme nga një skaj i Shqipërisë në tjetrin, mbrëmjen e 13 janarit 2025, në afërsi të fshatit Novoselë të Vlorës, Kristian Marku bie në pritë.

Fillimisht u raportua si një aksident rrugor, por shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një atentat të organizuar me profesionalizëm.

“Më datë 13 Janar 2025, shërbimet e poliçisë kanë marrë njoftim se në autostradë, në fshatin Novoselë, pranë një karburanti, një automjet është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën”, thuhet në dosjen hetimore.Sipas dosjes, rreth orës 18:00, një telefonatë në sallën operative të poliçisë njoftoi për një aksident me pasoja fatale. Në vendin e shoferit të një Volksëagen Passat, me targa AB107PN, u gjet pa shenja jete Kristian Marku.

Hetimet zbuluan se mjeti ishte qëlluar me breshëri zjarri në anën e majtë dhe të përparme. 11 plumba u gjetën në trupin e viktimës, 10 prej të çilëve në bust, pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.
Vetëm pak minuta pas atentatit, në një pikë ndalimi në afërsi të zonës së njohur si “Kripa”, në Panaja, poliçia gjeti një tjetër automjet të djegur, një Volksëagen Golf 5 ngjyrë e zezë.

Pranë mjetit u gjet një targë AA 300 ZD, që pas verifikimeve rezultoi se ishte vjedhur një ditë para ngjarjes nga një efektiv poliçie me detyrë në DVP Vlorë.

Detaje nga dosja hetimore zbulojnë se vetëm pak minuta pas ekzekutimit të shtetasit Kristjan Marku, pranë fshatit Panaja, shërbimet e poliçisë konstatuan në një vendqendrimi për automjete në autostradë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kripa’, një makinë tip ‘Volksëagen’, të djegur plotësisht.Automjet ku pranë tij u gjet në tokë edhe një targë ‘AA 300 ZD’, që pas verifikimeve rezultoi se më datë 12 Janar 2025 ishte raportuar e vjedhur, nga shtetasi E. M, banues në Novoselë, me detyrë punonjës poliçie në DVP Vlorë. Targë që i përkiste automjetit të tij, i markës ‘Fiat’ model ‘Punto”.

Ashpërsia me të çilën u qëllua ndaj makinës me të çilën udhëtonte mbrëmjen e 13 Janarit, Kristian Marku, u pa edhe te plumbat që ai mori në trup. Plumba që rezultuan fatal për jetën e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi. Teksa makina me të çilën lëvizte u qëllua në krahun e saj të majtë si edhe në anën e përparme.

“Gjatë verifikimit të automjetit me targë AB 107 PN, me të çilën lëvizte viktima Kristian Marku, u evidentuan dëmtime të shumta të shkaktuara nga qitjet me armë zjarri, në dyert e anës së majtë të mjetit si dhe thyerje të xhamave të dyerve të kësaj ane si dhe xhamit të përparmë të anës së djathtë.

Ku në trupin e viktimës u gjetën 11 plagë nga të çilat 10 në pjesën e bustit që kanë rezultuar vdekjeprurëse”, vijohet në dosjen hetimore.

Në fillim, hetuesit nuk mundën të identifikonin numrin e shasisë për shkak të dëmtimeve nga zjarri. Por pas ekspertizës më të thelluar, më datë 15 janar, u arrit të identifikohej numri i motorit dhe ai i kambios.

Kjo çoi në zbulimin e origjinës së mjetit, i çili rezultoi i regjistruar në Slloveni, me pronar një shtetas kosovar me iniçialet J.B., banues në Podujevë.

“Sipas verifikimeve të bëra nga Interpol Tirana, automjeti që ka patur numër motori ‘BKÇ 135 512’ i përket automjetit me numër identifikues fundor (VIN) ‘……….6079’, i çili është automjet ‘Volkswagen Golf 5’, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2004.

Ku nga Interpol Lubjana ka mbërritur përgjigja se ky automjet, me targa ÇE DB975, ishte në pronësi të shtetasit kosovar J. B, rezident në Podujevë. Po kështu përdorues i këtij automjeti ka qenë dhe shtetasi E. B, edhe ky lindur në Kosovë, rezident në Çelje të Sllovenisë”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Marku.

Makina kishte hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, ndërsa përdoruesi tjetër i saj ishte vëllai i pronarit, E.B., rezident në Çelje, Slloveni. Ky i fundit konfirmoi para hetuesve se ishte në dijeni se makina ishte shitur dhe dinte se kujt i ishte kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILIARDA EURO KREDI PËR AVIONËT RAFALE/ Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane
Previous article EURO U17/ Barazim me gola, Anglia dhe Belgjika bëjnë paqe në Rrogozhinë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO) Aktualitet

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO)

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi Aktualitet

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT