• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I SHQIPTARIT NË ISLANDË/ Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Krimi dyshohet të ketë ndodhur për…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I SHQIPTARIT NË ISLANDË/ Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. Krimi dyshohet të ketë ndodhur për…

18 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë mesnatën e së shtunës në Rauoageroi të Islandës. Mediat vendase bëjnë me dije se ai është Armando Beqiri me origjinë nga Shqipëria. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njoh me një femër dhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë.

Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje. Beqiri ishte gjithashtu një mbështetës i fortë i ekipit kombëtar islandez.

Pak para mesnatës, Armando parkoi makinën e tij në garazh dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për te dera e përparme, besohet se nga një makinë që i ishte afruar shtëpisë së tij, u qëllua me 5 plumba duke i shkaktuar vdekjen. Plumbat e goditën 40-vjeçarin në shpinë, qafë dhe kokë.

Në vendin e ngjarjes, Armando u gjet i shtrirë në gjak dhe u dërgua në spital ku u shpall i vdekur në “Landspítali” menjëherë pasi mbërriti atje. Një shtetas lituanes rreth të 40-ave është dërguar në paraburgim dhe besohet të jetë autori i krimit të rëndë.

Dy ditë më parë, tre persona u arrestuan në një shtëpi verore dhe u zhvendosën në Reykjavik. Nuk thuhet nëse ata janë dëshmitarë të çështjes, apo dyshohen për pjesëmarrje në vrasje. Mediat vendase shkruajnë se krimi dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

SHQIPTARI

Lajmi i ekzekutimit të 40-vjeçarit shqiptar ka shkaktuar reagime të mëdha në një shtet të qetë si Islanda. Shtypi vendas e ka pasqyruar gjerësisht ngjarjen e rëndë, teksa hetuesit po përpiqen të kuptojnë arsyet e saj. Artikujt e shumtë tregojnë se si Armando Beqiri kishte mbërritur nga Greqia e kishte sakrifikuar mjaft, duke arritur në fund të ambientohej më së miri në vendin ishullor.

Ai kishte mësuar gjuhën e vështirë islandeze e ishte bashkëpronar i një biznesi, një kompani sigurie fizike, që po njihte mjaft sukses.

“Armiqtë e tij në Rauoageroi, vend ku edhe jetonte, thuhet se ishin të paktë, madje mund të numëroheshin me gishtat e dorës”, theksohet në njërin prej shkrimeve.

I riu nga Tepelena ishte larguar nga Shqipëria drejt Greqisë në vjeshtën e vitit 2012. Pak më shumë se dy vjet më vonë, në ditën e Krishtlindjes, zbarkoi në Islandë, një vend me të cilin u dashurua.

Ai u vra pak pasi parkoi makinën dhe po i drejtohej hyrjes së banesës së tij. Gruaja shtatzënë dhe djali 15 muajsh ishin brenda. Beqiri është qëlluar disa herë me plumba në shpinë, qafë dhe kokë. Fqinjët nuk kanë dëgjuar krisma, ndaj mendohet se për vrasjen është përdorur armë më silenciator.

Lidhur me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri me armë me silenciator në shtëpinë e tij në Islandë janë arrestuar 4 persona, një prej tyre nga Lituania, i lidhur me botën e krimit. Ai konsiderohet si një nga njerëzit më të fuqishëm të botës së nëndheshme të drogës në Islandë.

Ndërkaq, mediat e huaja thonë se edhe shqiptari dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet dhe vrasja e tij mund të jetë për larje hesapesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në kompaninë e njohur në Gjermani, plagosen disa punëtorë
Previous article ENDE PA NISUR VAKSINIMI/ I bie të fikët krye-vaksinuesit në Vlorë! Ambulanca e shoqëron drejt spitalit

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT