• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I SHKODRANIT ME PLUMB NË KOKË/ Pse familjarët s’dëgjuan asnjë krismë. Po hetohen…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I SHKODRANIT ME PLUMB NË KOKË/ Pse familjarët s’dëgjuan asnjë krismë. Po hetohen…

19 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e e shtetasit Mehdi Kavaja një ditë më parë në Shkodër. Ai ndodhej në servisin e tij duke punuar si zakonisht për riparimin e dorezave të makinave kur papritur një person e ka qëlluar atë pas koke me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Misteri dhe vrasja me silenciator

Servisi ku punonte prej vitesh 60-vjeçari Mehdi Kavaja në qytetin e Shkodrës ndodhet në
katin e parë të banesës së tij private. Nisur nga një fakt tillë, ku familjarët dhe fqinjët
nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme, dyshohet se vrasja e tij mund të jetë bërë me silenciator. Mister mbetet autori, pasi Kavaja njihej si një person shembullor në
qytetin e Shkodrës dhe të gjithë kishin respekt për 60-vjeçarin.

Që në momentet e para policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi këtë vrasje të ndodhur në rrethana misterioze. Burime pranë policisë bëjnë me dije se kjo vrasje e 60 vjeçarit me shumë mundësi mund të ketë ardhur për disa konflikte që kanë të afërmit e tij prej vitesh.

Ngjarja 

Fillimisht u mendua se 60 vjeçari ka patur një hemoragji por vetëm pas një ore mjekët pas ekspertizës të bërë kanë arritur të shohin një vrimë në kokën e tij si dhe një plumb në thellësi të kokës.

Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje për ngjarje të ndodhura para shumë viteve ku ka dyshime se kanë qenë të përfshirë të afërm të shtetasit Mehdi Kavaja.

Kjo vrasje sipas burimeve policore mund të jetë me pagesë. Megjithatë kjo është vetëm njëra prej pistave të momentit që po heton policia vendore e Shkodrës ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë mundësi tjetër.

Pasi është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo hemoragji ndër të tjera policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të jenë në subjekte afër vendit të ngjarjes.

Nga kqyrja e deritanishme nuk ka asnjë person konkret të dyshuar. Në fakt jo e gjithë zona ka kamera sigurie dhe dyshohet se autori e ka studiuar mirë terrenin më përpara për të arritur më pas tek ky ekzekutim që për nga mënyra për policinë është vrasje profesioniste. Askush nuk e ka parë autorin ndërsa nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga familjarët apo komshinjtë.

Një kalimtar i rastit e ka parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 60 vjeçarin duke njoftuar më pas ambulancën. Vrasja ndodhi në lagjen Tophanë aty ku Mehdi Kavaja punonte prej shumë vitesh në servisin e tij me riparimin e dorezave të mjeteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stop dilemave! Këto janë xhinset me bel të lartë që ju duhen këtë verë
Previous article Bëri gafë në Botëror, por De Gea do të jetë më i paguari në planet

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT