• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I NIKULAJT PËR GJAKMARRJE/ Vëllezërit Lekstakaj s’janë pyetur! Gjykata liroi anglezin…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I NIKULAJT PËR GJAKMARRJE/ Vëllezërit Lekstakaj s’janë pyetur! Gjykata liroi anglezin…

6 May, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria shqiptare nuk ka kërkuar ende marrjen në pyetje të dy vëllezërve Elton dhe Klodian Lekstakaj në Britani, pavarësisht se ata konsiderohen si të dyshuarit kryesorë që u lakuan pas ekzekutimit te Ardian Nikulaj, për gjakmarrje.

Edmond Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ngjarje, finformon Report TV.

Të premten Gjykata angleze ndryshoi masën e sigurisë për një nga 4 britanikët e arrestuar atje si të përfshirë ne ngjarje. Masa ka ndryshuar për 27-vjeçaren Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare dyshon se ishte pjesë e grupit të personave që mbajtën në vëzhgim Ardian Nikulajn para vrasjes më 19 Prill.

E dyshuara është lënë në masën “arrest shtëpie” kundrejt garancisë pasurore, ndërkohë që nuk ka ndryshuar masa për të arrestuarit e tjerë përfshire edhe Edmond Haxhinë, të cilët janë lenë në arrest me burg në pritje të ekstradimit.

Prokuroria e Lezhës tha për Report tv, se në kërkesën për ekstradim janë përfshirë prova për rolin që ka pasur në ngjarje secili nga të arrestuarit ku konkretisht 27-vjeçarja dyshohet se ka pasur si detyrë vëzhgimin e viktimës.

Pavarësisht numrit të madh të personave të përfshirë në krim dhe organizimit me detaje të planit të vrasjes, Prokuroria e Lezhës nuk ka ngritur ende akuzë për grup të strukturuar kriminal, ndaj hetimi i dosjes do vijojë nga autoritetet lokale dhe jo nga SPAK.

Sipas akuzës, Edmond Haxhia, nipi i Lekstakajve me të cilët Nikulajt janë në hasmëri 27-vjeçare, është i vetmi person i ekspozuar me prova në organizimin dhe kryerjen e vrasjes përmes disa shtetasve të huaj, britanikë dhe portugezë.

Sipas autoriteteve shqiptare, hasmëria e nisur prej vitit 1996, për një pagesë në një pikë karburanti, që vijoi me vrasjen e Pëllumb Nikulajt. Hakmarrja vijoi në shtator 1997, në Balldre ku u vranë Gëzim Stakaj dhe Laurent Gjetja, (nip në familjen Stakaj).

Sipas Lekstakajve, i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte Nikoll Nikulaj. Në janar 1998 u vra Gjovalin Stakaj dhe u plagos Pjetër Lekstakaj. Pas këtyre ngjarjeve, vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj fituan azil në Britani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSI I KENI DHE JU/ Tetë simptomat që ju paralajmërojnë për gurët në veshka!
Previous article E RËNDË/ U masakrua me një plumb në kokë nga ish i dashuri, ja kush është Danjela Neza

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT