• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I NIKULAJT/ “Konventa e Ekstradimit” e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I NIKULAJT/ “Konventa e Ekstradimit” e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

29 April, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga Armando Meta

Nuk ka zgjatur më shumë se 10 ditë arratia e grupit që dyshohet se organizoi dhe vrau  biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikulaj. Pjesë e këtyre arrestimeve në Britaninë e Madhe është edhe Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes, si dhe të 3 bashkëpunëtorëve anglezë, që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, si dhe Harriet Bridgeman.

Edhe Policia e Shtetit reagoi në lidhje me arrestimin e 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.   Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht  punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”, thuhet në njoftim.

Arrestimi dhe dy anët e medaljes së ekstradimit

Arrestimi është njëra anë e medaljes, ekstradimi është ana tjetër e medaljes. Të ekstradosh shtetas që kanë bërë krime në vende të tjera dhe të arrestohen Angli, nuk është kaq e lehtë sa çmund të ekstradohen p. sh shtetas shqiptarë që kryejnë krime në Britaninë e Madhe dhe fshihen në Shqipëri. Për çështjen e esktradiemeve, 6 vite më parë, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, priti në një takim zyrtar ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe, Ben Wallace.

Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i “Marrëveshjes së Ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”, akt ky që plotësonte kuadrin ligjor midis dy vendeve në zbatim të Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje konsiderohej si një mekanizëm në duart e agjencive ligjzbatuese, që do të mundësonin intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të subjekteve kriminale të shpallur në kërkim prej vitesh, të cilët nuk mund të esktradoheshin reciprokisht deri më sot, për shkak të barrierave ligjore.

Për palën britanike nënshkrimi i marrëveshjes do të bënte të mundur ekstradimin e shtetasve shqiptar, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar me qëllimin që ata të cilët kryejnë vepra të rënda penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe largohen nga vendi, të vihen para drejtësisë.

Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, synohej tejkalimi i barrierës ligjore për refuzimin e ekstradimit të shtetasve shqiptarë në shtetet palë të marrëveshjes.

Por ndërsa kuadri ligjor duket se është i pak a shumë i plotë për esktradimin e shtetasve shqiptarë në Britani, të cilët kanë kryer krime dhe fshihen në Shqipëri, ka një sërë pikëpyetjesh për ata shtetas britanikë, të cilët kryejnë krime në Shqipëri dhe fshihen në Britani, si në rastin e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Konventa e ekstradimit e vitit 1926

Për të kuptuar këtë problematikë, duhet hedhur vështrimi shumë kohë më pas në 22 korrikun e vitit 1926, ku u nënshkrua Konventa e Ekstradimit midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Hysen Vrijoni, ministër i Jashtëm, dhe zëvendës ministër i Drejtësisë, si dhe W. E. O. Roilly, zyrtarë i lartë britanik pranë qeverisë shqiptare.

Ekstradimi do të përfshinte reciprokisht, në rradhë të parë, krimin në vrasje, si të aktit ashtu edhe të ndihmës, konspiracionit, apo krijimit të kushteve.

Në bazë të Konventës së vitit 1926, nëse nuk sillen prova të mjafueshme për ekstradimin brenda 2 muajve nga dita e arrestimit, i arrestuari do të lihet i lirë.

Nisur nga kjo Konventë, por edhe aktetet e tjera ligjore dhe nënligjore, drejtësia shqiptare ka vetëm 2 muaj kohë për të paraqitur provat për ekstradimin e shtetasve britanikë në drejtim të Shqipërisë, që të gjykohen për krimin e dyshuar të vrasjes. E thëna duket lehtë, por e bërë ka jo pak komplikime.

Pavarësisht vendimeve të gjyqësorit, verdiktin përfundimtar për ekstradimin apo jo të shtetasve anglezë drejt një vendi tjetër, kur ata akuzohen për krime, e ka qeveria britanike.

Kjo theksohet edhe në nenin 18 të Konventës së vitit 1926 për esktradimet, nen i cili qëndron ende i palëvizur në të gjitha marrëveshjet edhe të mijëvjeçarit të ri./rtsh

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikëEkzekutimi i Ardian Nikulajt, "Konventa e Ekstradimit" e 1926 Shqipëri-Britani, komplikimet në rastin e shtetasve britanikë

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEME EKONOMIKE DHE "TRAZIRA" NË DASHURI/ Muaji maj vjen i vështirë për këto 3 shenja
Previous article SHËNDETI MENDOR/ 5 ushqimet që mund të shkaktojnë depresion

F.autor

Postime të ngjashme

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn Aktualitet

PAS 500 DITËSH/ SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE Breaking News

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT