• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I MONDI MËHALLËS NË ELBASAN/ Zbulohet skema e konfliktit, Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve. Akuzohet se financoi vrasjen
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I MONDI MËHALLËS NË ELBASAN/ Zbulohet skema e konfliktit, Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve. Akuzohet se financoi vrasjen

8 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoritetet në Elbasan kanë dhënë detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e biznesmenit Edmond Mondi Mëhalla duke vendosur 35-vjeçarin Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve. El Ouejdi i njohur në qytet me nofkën Kiço ose Oliver dhe nip i personazhit të njohur Timit të Elbasanit dyshohet se ka organizuar dhe financuar atentatin ndaj Mëhallës.

Sipas Policisë së Shtetit konflikti ka nisur nga një marrëveshje tregtare e papërfunduar me vlerë 700 mijë euro. Rreth 10 ditë para vrasjes Mëhalla kishte ushtruar dhunë fizike ndaj El Ouejdit në karburantin Xhaxhi Oil. Për të shmangur detyrimin financiar El Ouejdi kishte ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë por me probleme pronësie gjë që rriti tensionin mes tyre. Më 10 ditë pas përplasjes fizike Mondi Mëhalla u qëllua me tre plumba dhe u vra profesionalisht ndërsa autorët dogjën makinën tip Audi pas krimit. Mëhalla i njohur në qytet si Hyka ishte mik i ngushtë i Kei Piut.

Deri tani janë arrestuar tre persona Nevzat Nevi Spaho dyshohet si shoferi që ndihmoi autorin të largohej Kujtim Pisha punonjës karburanti për mosparaqitje të informacionit dhe Xhino Ago, ortak i Mëhallës i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së makinës së përdorur në krim. Në kërkim mbeten Armando Kola nga Laçi dhe Marselo Arani nga Elbasani, i cili kishte thyer masën e arrest shtëpie për pastrim parash. Figura kyçe mbetet edhe Naldi Gjini i cili ka identifikuar disa prej të dyshuarve dhe ka ndihmuar hetimet.

Autoritetet e konsiderojnë El Ouejdin personin kyç në hetim me qëndrim të dyshuar në Maqedoninë e Veriut dhe lidhje të shumta në rajon përfshirë edhe me Sheval Muharremin i njohur si Bosi i Gërçecit. Hetimet tregojnë se konflikti financiar dhe tensionet personale e çuan situatën në atentat. Policia po vijon përpjekjet për kapjen e Ouejdit dhe dy të kërkuarve të tjerë ndërsa hetimet pritet të sjellin zhvillime të rëndësishme në ditët e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UNIFORMË POLICIE, PRANGA DHE MUNICION/ Grabiti marketin dhe shtyu të miturin të kryente vjedhje, arestohet 21-vjeçari në Tiranë
Previous article "E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA"/ Spiropali mesazh për 8 Dhjetorin: Të rinjtë duhet të jenë gjithnjë e më shumë...

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT