• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I MISTERSHËM/ Babai i Ibrahim Bashës: Nuk e di sesi ma kanë vrarë djalin (VIDEO)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I MISTERSHËM/ Babai i Ibrahim Bashës: Nuk e di sesi ma kanë vrarë djalin (VIDEO)

24 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutim i mistershëm, babai i Ibrahim Bashës: Nuk e di sesi ma kanë vrarë djalin
Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte tepër i përgatitur, e mbi të gjitha i patrembur.

Fatkeqësisht, Ibrahim Basha u vra pabesisht mëngjesin e 24 qershorit të vitit 2015, në Lazarat. Një grup të rinjsh në Lazarat, të rebeluar nga prania e policisë në zonë, qëlluan me armë të precizionit të lartë në drejtim të autokolonës, ku ishte edhe Basha. Plumbi i qëlluar nga snajperi goditi për vdekje efektivin e Forcave Speciale.

Ngjarja është tepër e mistershme, pasi sot nuk ka asnjë provë të mirëfilltë hetimore për vrasjen e efektivit Basha.

“Është vrarë nga snajperi…snajper me gojë, por jo me shkrim. Kështu thanë ata që erdhën këtu. Erdhën ata dhe u kam thënë kështu, çdo gjë që ndodh në shtet, shteti nuk e publikon. Gabimi më i madh që më keni nxjerrë familjen. Erdhën këtu, edhe u thashë, kur vihet këtu vihet me gojë, jo me televizor”, tha Osman Basha, babai i Ibrahim Bashës.

Sot janë dënuar plot 11 të rinj nga Lazarati për vrasjen e Ibrahim Bashës, mes tyre dy dënime të përjetshme. Babai i Ibrahimit, Osman Basha, në një intervistë për “Top Story” nuk i fsheh dyshimet për gjyqin e vrasësve të djalit.

“Unë dyshimet për të vërtetën i kam thënë shtetit ta zbardhë në pikën e fundit, edhe i kam kërkuar edhe të shkoj në Lazarat ta shikoj, më kanë thënë po s’ka dalë gjë. Ata kanë kapur disa njerëz, se kush janë s’i njoh. U kam thënë dua të jem në gjyq, siç thuhet se mohohen shumë gjëra. Ata bëjnë gjyq me avokatë, unë s’kam pasur avokat. Shteti duhet të ma gjejë, edhe nëse nuk shkoj unë. Atje ku bëhet gjyq, të vdekurin, edhe ai duhet mbrojtur me avokat. Është vrarë shtet jo unë, më është vrarë djali mua, këtë e kam peng”, tha Osman Basha.

Pas vdekjes së Ibrahimit, vëllai dhe njëra prej motrave të tij bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Por, Osmani, baba i 11 fëmijëve, e ka një peng. Ai kërkon që djali tjetër të zëvendësojë të vëllanë në repartin RENEA.

“Më kanë thënë edhe për djalin se ‘e duam se është dëshmori ynë’. U thashë po. Kanë ardhur prapë, u kam thënë po për ta zëvendësuar, RENEA, dhe s’kanë bërë asnjë gjë”, tha në fund Osman Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 24 JANARIT/ Njihuni me VIP-at që festojnë sot. Nga John Belushi tek... (FOTO)
Previous article ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ ​Reagon miku më i mirë i futbollistit të "Premierligës": Ai kishte synime të qarta...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT