• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ISH POLICIT/ Flet gruaja: E nxorën në pritë për 2500 euro, vrasësit festuan…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I ISH POLICIT/ Flet gruaja: E nxorën në pritë për 2500 euro, vrasësit festuan…

16 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Punoi për shumë vite në sistemin e drejtësisë, por drejtësi nuk gjeti. Sot nga një vend i Europës, ku qëndron në azil, shpresa e vetme është Prokuroria e Posaçme SPAK. Kjo është historia e Gentiana Lorencit. Në vitin 2016, asaj ju vra bashkëshorti Dritani, ish-punonjës policie, për interesa të caktuara që lidhen me një konflikt prone të nisur që në vitin 1995.

Mbi bashkëshortin Dritanin u hodh baltë edhe kur ishte gjallë, edhe pas vrasjes së tij, duke e shitur si vrasje për hakmarrje e gjakmarrje, apo edhe vrasje nga familjarët. E vetmja kërkesë e Gentjanës është drejtësia e munguar.

“Problemi im nisi në 14 tetor 2011 kur babai im ndiqte një seancë gjyqësore për pronën. Kur sapo përfundoi seanca jashtë gjykatës kishte të shtëna armësh. Bashkëshorti im polic ishte në shërbim. Mori leje vetëm 10 minuta të shoqëronte babain tim me makinë. U gjet në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Kur mbërriti në gjykatë bashkë me dy kolegë pa se kishin plasur armët.

Pas 24 orësh për këtë ngjarje më arrestojnë vëllain dhe pas dy javësh arrestuan dhe burrin tim me qëllim që ai të mos ishte më pjesë e policisë. Ata janë shantazhuar që të pranonin vrasjen e Endri Bejtjas. Vëllai dhe burri im as që e njihnin viktimën. Burri dhe vëllai im morën pafajësi në gjykatën e shkallës së parë dhe nga gjykata e Apelit Lezhë.

Prokuroria ishte më shumë e angazhuar për të parë viktima të tjera, sesa të zbardhnin ngjarjes. Unë në gjykatë jam përndjekur nga 2011 deri në dhjetor 2015, derisa nuk u paraqita më në punë dhe në prill të 2016 jam larguar nga Shqipëria. Unë, djali im dhe Dritani përndiqeshim. Në nëntor 2015 Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim. Aty ndodhi diçka e dyshimtë.

Dritani bënte vizita në Shkodër të shpeshta. Më thoshte jam në disa vizita. Më 2 janar 2016 e vranë. Ishte në Shkodër, më tha “jam në disa vizita, takova dhe tezen time dhe për 10 minuta jam në shtëpi”.

Dritanin e nxorën në pritë. E porositën të shkojë vetë. Këta njerëz janë zgjedhur nga kundërshtarët për ta nxjerrë në pritë. U paguan 2 mijë e pesëqind euro. Vrasjen e Dritanit ata e festuan një ditë më parë në shtëpi. Për vrasjen e Dritanit me tha vjehrri i një të afërme. Më tha Dritani ka bërë aksident. Shkova me babain dhe vëllain e gjeta të vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Bota më në fund ka shpresë, shërohet gruaja e parë me HIV-AIDS
Previous article PRAG LUFTE/ BBC: Sa e përgatitur është Rusia për një sulm ndaj Ukrainës?

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT