• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ISH-POLICIT/ Darkoi me të dyshuarit, çfarë tha i arrestuari që ishte në makinën që po ruanin Malkon. U zbulua nga… (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I ISH-POLICIT/ Darkoi me të dyshuarit, çfarë tha i arrestuari që ishte në makinën që po ruanin Malkon. U zbulua nga… (FOTO)

17 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë “Arrest në burg” Blendi Tetën, i arrestuar tri ditë më parë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për vrasjen e ish-policit Santjago Malko dhe me veprimet e tij ka penguar zbardhjen e ngjarjes.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa i riu ka mohuar se ka pasur dijeni për vrasjen, por megjithatë ka treguar se ka qenë duke darkuar me personat që dyshohet se kryen krimin dhe tashmë janë në kërkim nga Policia.

Zbardhja e ngjarjes ka ndodhur nga këqyrja e kamerave të sigurisë, të cilat kanë kapur lëvizjet e autorëve në një itinerar të gjatë.

Teta është pikasur në një nga mjetet që ishte në ndjekje të makinës së Malkos, por duke iu referuar dëshmisë së tij, ai pasi ka kuptuar që do të ndodhte një ngjarje kriminale, është larguar.

I arrestuari, Blendi Teta
I arrestuari, Blendi Teta

I riu ishte shpallur fillimisht në kërkim policor dhe mëngjesin e së dielës, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Prokuroria, gjatë seancës, duke iu referuar të dhënave të përfituara nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së vetë Tetës, kërkoi nga gjyqtari Kastriot Gramshi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Vendimi pritet të ankimohet nga Teta nëpërmjet avokatit të tij, i cili kërkoi nga Gjykata caktimin e një mase më të butë, duke thënë se ai do të bashkëpunojë me hetuesit dhe se nuk kishte dijeni se do të kryhej një krim.

Vrasja e ish-policit Santjago Malko ndodhi mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Kinostudios. Malko ka qenë polic vetëm 3 muaj dhe më pas është larguar nga detyra, ndërsa dyshohet se ka pasur lidhje me persona të botës së krimit.

Ndërkohë që dëshmia e Blendi Tetës, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” ka ndihmuar shumë për zbardhjen e ngjarjes, Prokuroria e Tiranës është duke hetuar në disa drejtime për të gjetur motivin e vrasjes së 26-vjeçarit.

Rreth tri vite më parë, Malko ka qenë i përfshirë në një sherr, i cili ka ndodhur në një pikë bastesh, sherr i cili është kaluar në sitë nga Prokuroria. Ndërkohë, pas përfundimit të këqyrjes së pamjeve filmike, kanë ardhur edhe arrestimet e para.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës. I riu nga Lushnja ishte i martuar me ish-efektiven e Njësisë “Shqiponja”, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe djalin 14-muajsh.

1. Leonard D.
2. Erlis D.
3. Ilir S.
4. Oltian L.
5. Dritan A.
6. Fatmir H.
7. Aleksandër M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I PËR NJË VEND PARKIMI/ Si u riciklua një vrasës nga organet e drejtësisë shqiptare
Previous article LA PAS DORËSHKRIME/ Jeta e panjohur e Françesk Radit në një libër

k.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT