• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Detaje tronditëse nga rrëfimi i Adjola Lakrës: U lidha me Sebastian Malin para 2 viteve…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I HEKURAN BILLËS/ Detaje tronditëse nga rrëfimi i Adjola Lakrës: U lidha me Sebastian Malin para 2 viteve…

29 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lakra se si është njohur dhe lidhur me Sebastian Malin para dy viteve.

“U lidha me Sebastian Malin para dy viteve, sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri i njoha me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malit. E më pas u lidha me Sebastian Malin. Një ditë Sebastiani më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari me emrin Lani Billa në Instagram, e më pas i bëri ftesë. E pyes se kush është dhe më tha “hasmi im”! Por, më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa me pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”, ka thënë Lakra, ndërkohë që shton se u lidhën me Billën në nëntor të vitit 2019.

“U lidhëm në nëntor të 2019, takoheshim përherë pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër”.

Në atë kohë, Lakra tregon se i ka dhënë fund lidhjes me Sebastianin.

“Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time”.

“Ditën e ngjarjes e lam do të takoheshim në darkë”, shton më tej Lakra.

Siç thonë burime të Anila Hoxhës, Hekuran Billa i ka shkruar të dashurës se vonohej pasi kishte punë në Doganën e Durrësit.

Gazetarja Anila Hoxha shpjegon se vajza foli me viktimën në orën 17:00 të asaj dite.

“Në orën 20 e lam që do të takoheshim për një orë”, rrëfen vajza, “u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrasje”, shton më tej e dyshuara, që këmbëngul se lënia e takimit me të dashurin dhe vrasja e tij ishin një rastësi.

“U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushta”, shton më tej e dyshuara.

“Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vrarë Lanin!”.

Kur grupi i hetimit e pyeti të dyshuarën se ku e ka telefonin, 26-vjeçarja u përgjigj: E theva nga dëshpërimi!

Në total, pas arrestimit të Lakrës, shkon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel dhe Viktor Markut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN FOTOT "TOPLESS" TË ADJOLA LAKRËS/ 26 vjeçarja që nxori në pritë Hekuran Billën punonte në 'CHAT LINE'
Previous article DROGË DHE VRASJE E GRUP KRIMINAL/ Ja kush janë shënjestra e radhës e OFL: Deklaroni burimet e pasurisë për 48 orë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT