Adjola Lakra është 26 vjeçarja e cila dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, i vrarë në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit nga Viktor Marku,
Në dëshminë e saj para gjykatës, ajo është shprehur se nuk ka patur lidhje me ngjarjen, ndërsa ka thënë se në fillim ka qenë e lidhur me Sebastiano Malin, nipin e Viktor Markut.
Pas ndarjes me Malin, Adjola është lidhur me Hekuran Billën, me të cilin takoheshin gjithmonë në zonën e Komunës së Parisit.
Ndërkohë janë bërë publike edhe disa foto erotike të 26 vjeçares, e cila ka punuar në një uebsajt për të rritur, ku mbante emrin “BlondeStorm”, ndërsa njihej si Adjola nga Berati.